Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euronews shpall Shqipërinë vendi i gjelbërt i muajit

2023/03/31 at 4:45 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Euronews.green i ka dedikuar një artikull shpalljes së Vjosës si lumë i egër, i konsideruar një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë.


Megjithëse Shqipëria konsiderohet si një vend i vogël në Ballkan, territori i saj mbart një numër të lartë të bukurive natyrore, të tillë që nuk e gjen në shumë vende të botës. Arsyeja kryesore për këtë është larmia gjeografike e vendit tonë, e cila na ka dhënë mundësinë t’i prezantojmë botës modele të suksesshme të mbrojtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore.

Kjo është vënë në dukje edhe nga gazeta e huaj Euronews.green e cila i ka dhënë Shqipërisë statusin e vendit të gjelbërt europian për muajin mars.

“Ndryshimet klimatike i kanë futur vendet europiane në një lloj të ri rivaliteti pozitiv me njëri-tjetrin. Në garën për të arritur emetimet neto zero dhe për të rigjallëruar ekosistemet e varfëruara, fitorja e çdo kombi është një fitore për të gjithë ne.

Por shembujt më pozitivë në kontinent mund të na ndihmojnë për të frymëzuar dhe vënë në presion politikanët që të ndjekin të njejtin shembull. Sigurisht që nuk është një fushë loje e barabartë, pasi çdo vend ka burimet e veta natyrore unike.

Si dhe kontekstin e tij të veçantë politik dhe ekonomik që mund të ndihmojë ose pengojë veprimet për krizën e klimës. Këtë muaj, ne po festojmë me një vend europian që ka bërë gjënë e duhur për një nga veçoritë e tij më të çmuara natyrore: Shqipërinë, raporton abcnews.al.

Shqipëria mbrojti një nga lumenjtë e egër të Evropës.

Më 15 mars, qeveria shqiptare e shpalli lumin Vjosa një park kombëtar, duke e ruajtur atë për brezat që do të vijnë. Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës. I shtrirë nga shpatet e maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë, ky është i pari ‘park kombëtar i lumit të egër’ në kontinent.

“Ndoshta Shqipëria nuk ka fuqinë për të ndryshuar botën, por mund të krijojë modele të suksesshme të mbrojtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore”, tha Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

“Qeveria shqiptare ka marrë vendimin e guximshëm për të krijuar një Park Kombëtar prej 12,727 hektarësh, duke përfshirë edhe Vjosën 190 kilometra të gjatë, ku mbi 60,000 njerëz kanë jetuar prej shekujsh.

Statusi i një parkut të mbrojtur është një mburojë për mbi 1000 specie që jetojnë në lumë dhe zonat përreth tij, nga shkaba e rrallë dhe ngjalat , tek lundërza dhe rrëqebulli i Ballkanit.

Pas vitesh fushate nga koalicioni “Save the Blue Heart of Europe”, asnjë digë, nxjerrja e zhavorrit apo aktivitete të tjera të dëmshme nuk lejohen tani në brigjet e tij.

Fuqia e njerëzve ka qenë gjithashtu një pjesë e madhe e kësaj historie dhe ka treguar anë pozitive.

Çfarë projektesh të tjera për mjedisin ka Shqipëria?

Prodhimi i energjisë në Shqipëri është tashmë 100 për qind i rinovueshëm, por vendi po punon për të diversifikuar burimet e tij pasi mbështetja te uji varet shumë nga klima.

“Ne kemi një strategji afatgjatë dhe një plan veprimi për të rritur kapacitetin e gjenerimit të burimeve të rinovueshme të energjisë duke ndërtuar termocentrale diellorë dhe me erë,” tha Mirela Kumbaro Furxhi.

Shqipëria rishikoi gjithashtu angazhimin e saj të Kontributit  Kombëtar të Pikësynuar (NDC) me një ambicie për të reduktuar emetimet e saj tashmë të ulëta të gazeve serrë me 20.9 për qind deri në vitin 2030, raporton abcnews.al.

Vendi kërkon të zhvillojë industrinë e tij të turizmit.

“Shqipëria është një vend i vogël që nuk mund ta ndryshojë botën, por ne mund të krijojmë modele”, tha ministrja.

“Vitin e kaluar kur hyri në fuqi ligji që ndalon prodhimin, importin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, ne ishim të parët në Ballkan që e bëmë këtë.

“Për botën e madhe, këto mund të jenë ndryshime të vogla, por për ne këto janë revolucione të vërteta.”

Qeveria shqiptare është kritikuar gjithashtu për vendosmërinë e saj për të ndërtuar një aeroport të ri, më i madhi ende në vend pranë lagunës Vjosa-Narta, një vend i shenjtë për zogjtë duke përfshirë flamingot dhe pelikanët.”

 

 

Etiketa: shqiperivjosa


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
“Vlora Marina” vizitohet nga një grup inxhinierësh aspirues të Universitetit Polis

“Vlora Marina” vizitohet nga një grup inxhinierësh aspirues të Universitetit Polis

Pse nuk e përjashtoni Alibeajn nga PD? Si përgjigjet Berisha

Akuzat e Berishës për vëllain, Alibeaj: Shpifje, meriton përçmim dhe neveri

Makina përfshihet nga zjarri në Tiranë, pronari e kishte blerë ditën e sotme

Makina përfshihet nga zjarri në Tiranë, pronari e kishte blerë ditën e sotme
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}