Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit në Shqipëri e pakthim

2023/03/28 at 1:08 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit në Shqipëri e pakthim

Agjenda digjitale në Shqipëri, transformimi i shërbimeve publike që ka ndryshuar një herë e përgjithmonë mendësinë e qytetarëve, marrëdhënien e administratës me qytetarët dhe bizneset, duke eliminuar kontaktet fizike, radhët e gjata, ulur kostot e shpenzimeve dhe korrupsionin; forcimi i besimit ndaj misionit të vazhdueshëm e të qendrueshëm të qeverisë shqiptare për revolucionin teknologjik në vend; puna dhe roli i rëndësishëm që AKSHI-i ka në proceset, nismat që janë ndërmarrë e që po japin sot frytet e tyre të mëdha, por dhe ato që do të vijojnë të aplikohen me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të këtyre shërbimeve…ishin disa nga pikat kyçe të raportimit, që Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, bëri dje në Bruksel.


Në fillim të fjalës së saj, në Takimin Bilateral dy ditor që po mbahet në Komisionin Europian, në kuadër të procesit të integrimit, ku Shqipëria raporton për Kapitullin 10: Shoqëria e informacionit dhe media, (bashkënegociatore të të cilit janë Drejtoresha e AKSHI-t dhe Zv.ministrja e MIE-s, Enkelejda Muçaj), Karçanaj theksoi faktin se rruga e digjitalizimit që Shqipëria ka nisur me hapa të shpejtë, do të jetë e pandërprerë dhe e pakthim, deri në digjitalizimin e plotë të proceseve të punës së administratës, duke respektuar ligjet, standardet dhe strukturat e TIK-ut, përgjatë dizenjimit, zbatimit dhe përmirësimit të shërbimeve digjitale. Ky proces përfshin 14 standarde siç janë dhe angazhimi i vetë përdoruesve përgjatë dizenjimit të shërbimeve me qëllim për t’ua kuptuar e plotësuar kështu edhe më mirë nevojat e tyre; thjeshtësimi dhe adaptimi i shërbimeve edhe për personat me nevoja të veçanta; përcjellja e sigurisë se shërbimet digjitale janë të sigurta dhe të përshtatshme me politikat e privatësisë etj.

“Shqipëria është sot një histori suksesi në rajon. Vlerësohet si vend udhëheqës, në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e digjitalizimit të shërbimeve publike. Aplikimet për shërbime elektronike dhe dokumentet me vulë elektronike janë dyfishuar në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021. Arsyeja e kësaj rritjeje është e thjeshtë: lehtësia dhe besimi që e-Albania ofron. Vetëm duke hequr tarifat që qytetarët paguanin deri para disa viteve, janë kursyer rreth 9 milionë euro. Eliminimi i radhëve ka kursyer 1000 vjet pritje. Të dhënat tregojnë se vetë e-Albania ka shembur paragjykimet. Të rinjtë dhe të moshuarit e përdorin lehtësisht e-Albania dhe përveç tyre, edhe grupe sociale të tjera me më pak akses në teknologji, si fermerët. e-Albania përdoret nga të gjithë, pa marrë parasysh moshën, statusin, gjininë, ose mundësitë ekonomike, dhe të gjithë shërbehen në të njëjtën mënyrë”. Më tej Karçanaj shtoi se në raportin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë për vitin 2022 është vlerësuar qartazi miratimi i Agjendës Digjitale 2022- 2026, progresi në shërbimet elektronike si dhe miratimi i ligji mbi Dokumentin Elektronik, Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Biznesin Elektronik, duke e harmonizuar plotësisht bazër ligjore të vendit me Rregulloren e BE-së eIDAS.

“Në vitin 2017, në Qeverisjen Elektronike në Shqipëri ndodhën dy zhvillime të rëndësishme: Legjitimimi i vulës elektronike, i cili i dha vlerë ligjore të gjitha dokumenteve administrative që gjenerohen përmes portalit e-Albania dhe Qendërzimi i zhvillimit të Qeverisjes Elektronike, i cili bëri Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit institucionin kryesor në fushën e digjitalizimit të qeverisjes dhe shërbimeve shtetërore të ofruara qytetarëve, bizneseve dhe administratës publike në Shqipëri. Në fund të vitit 2019, Qeveria shqiptare vendosi fillimin e “Revolucionit Digjital i shërbimeve publike”. Që nga 1 janari 2020, nisi një proces i ri, duke ofruar aplikime për shërbime publike vetëm online për qytetarët dhe bizneset. Në datën 1 maj 2022, filloi jo vetëm aplikimi për shërbime publike, por edhe ofrimi i dokumentit përfundimtar me vlerë ligjore të plotë. Kjo tregon se Shqipëria tani ofron 95% të të gjitha shërbimeve publike vetëm online me vulë/apo me nënshkrim elektronik në fund. Në qershor 2022, Agjenda Digjitale dhe Plani i Veprimit u miratua me një vendim të Këshillit të Ministrave.”- theksoi Karçanaj.

Të pranishëm në këtë takim, përfaqësuesit e AKSHI-t, paraqitën përpara KE-së dhe një pasqyrim të plotë të masave, proceseve protokollare që AKSHI ndoqi me përpikmëri e profesionalizëm të lartë, që nga momenti i dedektimit të sulmit famëkeq në rrjetet qeveritare, në izolimin dhe mbylljen e shërbimeve elektronike të portalit e-Albania, deri në ringritjen dhe rivënien në funksion të sistemeve brenda një kohë rekord. Theksi u vu tek progresi i arritur në këto 8 muaj, pas sulmeve kibernetike, krijimin e SOC (Security Operations Center) qeveritar, rritja e kapaciteteve teknike si dhe tek rikonceptimi i strukturave mbrojtëse me teknologjinë më të fundit, që integron inteligjencen artificiale me machine-learning.

Në takim u sollën në vëmendje vlerësimet që organizatat më prestigjioze në botë, OKB-ja, OECD, Departamenti i Shtetit të SHBA dhe Komisioni Evropian, I kanë dhënë Shqipërisë me pikë të larta, në analizat dhe raportet e tyre, për qeverisjen digjitale në vend, për progreset me miratimin e Agjendës Digjitale dhe Planit të Veprimit 2022-2026 dhe në shërbimet e qeverisjes elektronike, për rritjen e digjitizimit të shërbimeve që po ndihmojë në uljen e korrupsionit etj.

Në fund të takimit, Kryetari i DG Near, Mark Jorna falenderoi Drejtoreshën Karçanaj dhe ekipin e AKSHI-t për analizën dhe prezantimin e plotë të gjithë proceseve të digjitalizimit në Shqipëri./Opinion.al

Etiketa: brukseldigjitalizimLinda Karçanaj


Ju sugjerojmë

Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA
Bota

Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA

28 Gusht, 2025 5:55 pm
Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Aktualitet

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët

28 Gusht, 2025 5:54 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

“Bisedova me Trump dhe Zelensky”, Von der Leyen: Putin duhet të negociojë

28 Gusht, 2025 5:51 pm
Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual
Bota

Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual

28 Gusht, 2025 5:48 pm
Rritet numri i fëmijëve të pastrehë në Francë
Bota

Rritet numri i fëmijëve të pastrehë në Francë

28 Gusht, 2025 5:45 pm
Washington Post: Presidenti do krijojë një Task Forcë të veçantë për…
Bota

Washington Post: Presidenti do krijojë një Task Forcë të veçantë për…

28 Gusht, 2025 5:44 pm
Presidenti po kërkon ta shkarkojë, shefja e Rezervës Federale padit Trump
Bota

Presidenti po kërkon ta shkarkojë, shefja e Rezervës Federale padit Trump

28 Gusht, 2025 5:42 pm
Europa rikthen sanksionet për Iranin, Teherani ka 30 ditë kohë për të negociuar
Bota

Europa rikthen sanksionet për Iranin, Teherani ka 30 ditë kohë për të negociuar

28 Gusht, 2025 5:14 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të finalizohen javën e ardhshme

28 Gusht, 2025 5:12 pm
Kim Jong-un me kapele kauboji dhe brenda në banjë
Bota

Kim Jong-un me kapele kauboji dhe brenda në banjë

28 Gusht, 2025 5:11 pm
Para
“Jeta ime kaq e pati”, mesazhi që la Feimi para se të gjendej i vdekur

“Jeta ime kaq e pati”, mesazhi që la Feimi para se të gjendej i vdekur

Jep dorëheqjen kreu i PS Rubik: Kandidati ynë bën fushatë me njerëz me precedentë penalë

Jep dorëheqjen kreu i PS Rubik: Kandidati ynë bën fushatë me njerëz me precedentë penalë

(VIDEO) Si u vodh automjeti që u përdor në sulmin me armë drejt Top Channel

(VIDEO) Si u vodh automjeti që u përdor në sulmin me armë drejt Top Channel
















TE FUNDIT

Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA

Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA
28 Gusht, 2025

Qeveria meksikane njoftoi se do të pezullojë përkohësisht dërgesat postare në SHBA për shkak të rregullave të reja doganore. Ndërsa...

Lexo më shumë

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
28 Gusht, 2025

Në fshatin Miras të Korçës ku është shfaqur një vatër zjarri, është angazhuar nga ajri helikopteri për të bërë të mundur shuarjen...

Lexo më shumë

“Bisedova me Trump dhe Zelensky”, Von der Leyen: Putin duhet të negociojë

Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
28 Gusht, 2025

Bisedova me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump, pas sulmit masiv ndaj Kievit që goditi edhe...

Lexo më shumë

Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual

Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual
28 Gusht, 2025

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Karim Khan, po përballet me dy akuza publike nga dy gra për ngacmime seksuale. Akuza...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com