Policia Rrugore Tiranë bën me dije se gjatë javës që lamë pas janë arrestuar ose proceduar penalisht 27 drejtues mjetesh, për vepra penale që lidhen me mosrespektimin e Kodit Rrugor.
Në një njoftim për mediat uniformat blu thonë se javën e fundit janë vendosur 9170 gjoba, shumica e e të cilave për parkim të gabuar të mjetit.
Janë vendosur gjithsej 9170 masa administrative, disa prej tyre për:
- 197 masa për xhama të zinj;
- 499 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara;
- 451 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
- 381 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 77 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
- 320 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
- 6069 masa për qëndrim të gabuar.
Gjithashtu bëhet me dije se janë bllokuar 16 automjete, për targa të huaja për verifikim, detyrime të palekuiduara dhe për mungesë dokumentacioni.