Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

9 Vite nga tragjedia e Gerdecit, familjarët të zhgënyer me Ramën: Ti duhet të kalosh Vetingun para gjyqtarëve

2017/03/15 at 10:39 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
9 Vite nga tragjedia e Gerdecit, familjarët të zhgënyer me Ramën: Ti duhet të kalosh Vetingun para gjyqtarëve

Sot bëhen 9 vite nga shpërthimi i tmerrshëm i fabrikës së demontimit të armëve në fshatin Gërdec të Vorës që shkaktoi tragjedi duke marrë 26 jetë njerëzish, duke gjymtuar shumë të tjerë dhe duke shkatërruar shtëpi e toka.

Por çfarë thonë sot banorët e Gërdecit, ata që u enden për vite dyerve të gjykatave për të marrë drejtësinë dhe për të dënuar autorët e krimit?

Përmes një komunikate për mediat ata shprehen se janë të zhgënyer më shumë nga politikanët se sa nga gjyqtarët. Ata akuzojnë Ramën se nuk po jep dëmshpërblimet, raporton Opinion.al

Në një e-mail të shpërndarë mëngjesin e sotëm nga avokati i tyre, Dorian Metalija, familjarët e viktimave thonë se “drejtësinë penale ja kemi lënë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku kjo qeveri po mbron shkaktarët e tragjedisë”. Ata thonë se kemi besim se Strasburgu nuk do besojë qeverinë dhe do të jetë i qartë në vendimin e tij.

Përpos gjyqit penal është edhe problemi i dëmshpërblimeve. Banorët e Gërdecit shprehen se Rama premtoi se pas 23 qershorit 2013 gjërat do ishin ndryshe, por ato ishin fjalë të bukura sa për të marrë votat.

“E dimë që Kryeministri Rama do të përsërisë sot të njëjtin refren se fajin e paskan gjykatat dhe se po i shkon goja mbrapa duke thënë pse duhet vetingu. Por për gjyqet e dëmshpërblimeve nuk na e ka fajin gjykata”.

Banorët thonë se “gjyqtarët e Gjykatës Administrative janë treguar në lartësinë e duhur; si Gentian Hamitaj, Eriol Roshi, Emiljano Ruli, Erarbër Madhi, Selvie Gjocaj, Elda Vrioni, Bernina Kondi, Arbena Ahmeti, Gentian Medja, Nafije Hasko, Avni Sejdi, etj. që kanë dhënë vendimet e duhura dhe kanë njohur fajësinë e shtetit”. Ata thonë se “ne fituam edhe pse gjithë aparati shtetëror u angazhua për të rrëzuar këto padi në gjykatë”.

“Edhe Gjykata Administrative e Apelit, me trupën e kryesuar nga kryetari, Kastriot Selita, ka vendosur tashmë dy rastet e para të vulosjes së drejtësisë në favorin tonë, ndërkohë që qeveria nxitoi për t’u ankuar në Gjykatën e Lartë”, shkruajnë më tej ata.

“Nga ana tjetër, vetingun tonë nuk po e kalon dot Qeveria, e cila mbron shkaktarët e tragjedisë, vonon procedurat duke u ankuar pa fund dhe shtrembëron të vërtetën me të vetmin qëllim që të mohojë gishtin e shtetit në këtë tragjedi, duke mos ndryshuar asgjë nga linja e qeverisë së mëparshme. Sot është vertet vonë, por jo aq vonë sa Kryeministri Rama të mos gjejë dot pak forcë që të shfrytëzojë shancin e fundit dhe të kalojë Vetingun tonë. Sigurisht që ai ka të drejtë të ketë të njëjtin mendim si paraardhësi i tij, por të paktën t’i japë fund futjes së pengesave në rrugën e drejtësisë së pashmangshme dhe t’i hapë rrugë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore”, thuhet në deklaratën e banorëve të Gërdecit në 9 vjetorin e tragjedisë.

/Opinion.al

deklarata

*foto e viteve te kaluara te Rames ne Gerdec

Etiketa: 9 vjetoridemshperblimiFAMILJARETGerdecirama

Ju sugjerojmë

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Para
Irma Libohova shpërthen ndaj kolegeve: “Lërjani Kosovës dialektin e saj, gegnishtja nuk ju shkon”

Irma Libohova denoncon publikisht personin që i vodhi paratë e koncerteve, ja kush është

E rëndë/ Adoleshenti tenton të vrasë babanë me çifte

E rëndë/ Adoleshenti tenton të vrasë babanë me çifte

Letra/ Senatorët informojnë Sekretarin e Shtetit: Reforma në Drejtësi në favor të Ramës. Te hetohen fondet e USAID

Letra/ Senatorët informojnë Sekretarin e Shtetit: Reforma në Drejtësi në favor të Ramës. Te hetohen fondet e USAID

TE FUNDIT

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
19 Nëntor, 2025

Absolutisht asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesve. Këtë përgjigje u dha ish-kryeministri Sali Berisha gazetarëve pas...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të...

Lexo më shumë

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
19 Nëntor, 2025

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin çka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com