Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

9 arsyet e pathëna pse ndodhi grabitja e parave të bankës dhe teoria spirale e krimit

2017/02/12 at 5:50 PM
në Aktualitet, Komente, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Intervista/ Koka: Serveri i Tatimeve, tani hapet vetëm nga Komisioni Hetimor

Nga Spartak Koka


Ngjarja më e fundit e ndodhur të enjten në mesditë, ku u grabitën paratë e një banke teksa po transportoheshin drejt Rinasit riktheu edhe njëherë debatin e mungesës së elementëve të sigurisë në këtë fushë. Si një “Déjà vu”, e cila përsëritet brenda 14 muajve disa herë rresht, kjo ngjarje na tregoi se deri në çfarë niveli kalbëzimi kanë arritur institucionet përgjegjëse, si shtetërore ashtu dhe private. Fill pas ngjarjes, Policia dhe Ministria e Brendshme, në një përpjekje mbreslënëse, me disa “argumente” hoqën nga vetja çdo përgjegjësi dhe e faturuan në tre drejtime:

  1. Shoqëria private e sigurisë fizike që nuk kishte ndezur kamerat e makinës, nuk kishte vendosur GPS në thasët me para, makinat që ishin të modifikuara, jo të blinduara. Pra faji i Policisë Private, që nuk ka zbatuar detyrat dhe detyrimet ligjore.
  2. Bankat, që nuk investojnë për të rritur nivelin e sigurisë për transportimin e shumave monetare, që tolerojnë transportin e vlerave të mëdha monetare, me zero siguri.
  3. Qytetarët dëshmitarë, që bënë vetëm një telefonatë dhe pjesa tjetër filmonte. Pra faji i qytetarit inaktiv, “që në mes të zgjedhjes, nëse do njoftonte policinë, autoritetet apo do filmonte për të bërë gallatën e radhës nëpër portale, ka zgjedhur këtë të dytën”. E thënë ndryshe, policia me pak fjalë nuk ka faj dhe përgjegjësi as kësaj here!!!!!

Por përtej këtyre arsyeve, që nuk janë arsye, por justifikim për të ikur nga përgjegjësia reale mendoj se situata duhet analizuar më specifikisht dhe duke përfshirë të gjithë faktorët e aktorët.

9 arsyet përse ndodhi grabitja e fundit në aksin “Qafë Kashar – Rinas”

  1. Dështimi i Bankës Qendrore për vendosjen e standardeve dhe kushteve optimale, që do garantonin një transport të sigurt.
  2. Drejtoria e Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, e cila prej 6 muajsh mban nën sirtar, për arsye të pashpjegueshme, draftin me ndryshimet e dakordësuara me ekspertë të sigurisë së bankave dhe ata të policive private.
  3. Komisioni Vlerësues në Policinë e Shtetit, që lëshon autorizime për automjetet e blinduara.
  4. Drejtoria e Informacionit Kriminal në Policinë e Shtetit, e cila nisur nga ngjarjet e fundit të përsëritura herë pas herë, nuk arriti që për 14 muaj të hartonte një raport të plotë analitik për tipologjinë e krimit dhe të propozonte rekomandimet e duhura.
  5. Policia e Qarkut Tiranë, e cila duhet të hartonte dhe të vinte në zbatim një plan masash specifike për të eleminuar përsëritjen e rasteve të ngjashme, të cilat cënojnë drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, duke bashkërenduar punën me Drejtorinë e Policisë Durrës dhe Sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.
  6. Mos përcaktimin në analizën e riskut të policisë, si zonë të “nxehtë” me nivel të lartë të kriminalitetit, të aksit “Qafë Kashar – Rinas – Fushë Prezë”.
  7. Mos pajisja e këtij aksi rrugor me kamera monitoruese të lidhura në kohë reale me sallën qëndrore të Policisë së Shteti dhe elementë të tjerë, të cilët do të shtonin kushtet e sigurisë dhe do arrinin të frenonin forcën goditëse të krimit disa herë rrjesht në të njëjtin vend.
  8. Mos zbardhja e ngjarjeve të mëparshme me të njëjtën tipologji krimi çka shkaktoi fenomenin e “spirales së krimit”.
  9. Ministria e Brendshme, e cila në ligjin e ri për SHPSF ­të, që propozoi dhe u miratua në vitin 2014, përcaktoi si pagë minimale për policitë private, 50 % më e madhe se paga minimale e përcaktuar me VKM, kur mund të përcaktonte një nivel më të lartë.

Banka e Shqipërisë

Në Qershor të vitit 2016, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar një rregullore, “Për kërkesat minimale të sigurisë në ambientet ku kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare dhe për transportin e vlerave monetare”. Vetëm në një nen (12) përcaktohen disa kërkesa, por në mënyrë evazive për transportin e vlerave monetare, ku shprehimisht kërkohet që: “Bankat të marrin masat e nevojshme për transportim në mënyrë të sigurt të vlerave monetare (cilat janë masat e nevojshme?). Transportimi i vlerave monetare të realizohet në përputhje me kërkesat e parashikuara në ligjin 75/2014 datë 10.07.2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike si dhe të akteve nënligjore të miratuara në zbatim të tij”. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka për detyrë që çdo vit të mbikqyrë kontratat që lidhin bankat e nivelit të dytë me SHPSF – të (policitë private), ku përfshihen dhe kushtet për transportimin e vlerave monetare. Bankës së Shqipërisë, në bazë të nenit 14 të rregullores së sipërcituar, i dorëzohen dhe mbikqyr listën e automjeteve të blinduara për transport vlerash, ku evidentohen: Targat dhe tipi i automjeteve, të dhënat për drejtuesin e automjetit, si dhe kopje të autorizimit të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në Bankën e Shqipërisë funksionon një Departament i Mbikqyrjes, që kryen inspektimin lidhur me plotësimin e kërkesave të rregullores.

Ligji për “Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike” dhe roli i Policisë

Në Korrik të vitit 2014, me iniciativë të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme u bë një ligj i ri për policitë private, që u proklamua me të madhe, si ligji i cili do të zgjidhte përfundimisht të gjitha problematikat dhe dobësitë ndër vite, të punës së këtyre subjekteve në shërbim të sigurimit fizik dhe sigurimit e shoqërimit të vlerave monetare, materiale dhe sendeve të çmuara, gjatë transportit. Roli mbikqyrës i Policisë së Shtetit ndaj SHPSF – ve u rrit ndjeshëm me këtë ligj, ku policia certifikon, licenson,

Në nenin 20 të këtij ligji përcaktohen 6 kompetencat mbikqyrëse të policisë, ku përfshihet inspektimi i mjeteve lëvizëse, si dhe mjeteve të tjera në përdorim (blind), inspektim të veprimtarisë, identifikimin e shkeljes së rregullave dhe ndëshkimin administrativ.

Udhëzimi 157 i Ministrit të Brendshëm, për funksionimin e shërbimit privat të sigurisë fizike

Më 1 Prill të vitit 2015 u miratua udhëzimi më i ri, për specifikimin dhe normimin e funksionimit të shërbimit privat. Udhëzim ky që ishte i mangët, evaziv dhe linte boshllëqe të shumta, ku policitë private përfitonin duke shfrytëzuar vakumin ligjor. Në këtë udhëzim, në pjesën ku flitet për transportimin e vlerave monetare, përcaktohet vetëm që gjatë transportit, grupi i punonjësve të shërbimit duhet të jetë jo më pak se 5 persona. Vetëm kaq, asgjë më shumë. Në asnjë rresht të këtij udhëzimi, apo dhe të ligjit nuk përcaktohet, ashtu siç gënjeu Policia e Shtetit dhe Policia e Tiranës se, makinat e blindit duhet të kishin kamerat e ndezura, që duhet të kishte GPS në thasët e parave, apo që duhet të njoftonin Policinë e Shtetit para se të niseshin. Askund asnjë rresht.

Deri më tani nuk ka asnjë vendim, udhëzim apo çfarë dolloji shkrese tjetër të nivelit shtetëror, që të kushtëzojë SHPSF për mjetet e blinduara. Mungon shkallëzimi i përcaktuar, për nivelet e blindimit të mjeteve, ku çdo nivel blindimi t’i përqaset një sasie të caktuar parash. Pra në ligj dhe në udhëzime mungon një standardizim për mjetet e blinduara, apo për mënyrën e detajuar se si duhet të kryhet transportimi i vlerave monetare. Në qoftë se i referohemi standardeve europiane, niveli i blindimit përcaktohet në standardin EN – 1063, që tek ne mungon.

Ngjarjet e mesit dhe fundit të vitit 2015, si dhe ato të vitit 2016, detyruan autoritetet e Policisë së Shtetit të pranonin realitetin dhe në bashkëpunimin e vyer të ekspertëve të sigurisë në banka dhe ekspertë të pavarur të sigurisë u hartua një udhëzim i ri, që përfshinte dhe aspektet për të cilat policia pretendon se nuk janë zbatuar. A mund të thotë dikush nga Policia e Shtetit apo Ministria e Brendshme, përse një draft i tillë, i dakordësuar, u mbajt i kyqyr dhe nuk u miratua.

Për arsyet e kësaj zvarritjeje mbi 6 mujore, askush nuk jep përgjigje, por e sigurt është se, nëse do të kishte qenë miratuar në kohën e duhur, të paktën grabitja e fundit do të ishte shmangur, si dhe ngjarjet kriminale ndaj sistemit bankar do të ishin reduktuar. Po kaq e sigurt është që në rast se udhëzimi miratohej, treçereku i 23 SHPSF ­ve, që bëjnë sigurimin dhe shoqërimin e vlerave monetare do të dilnin jashtë loje, për shkak të mos plotësimit të kritereve.

Një ekspert sigurie, në kushte anonimati u shpreh se zvarritja e qëllimshme e këtyre ndryshimeve fsheh interesa të mëdha financiare të një pjese të kompanive që kanë lidhje nepotike me drejtues policie, apo ish – drejtues policie, apo më keq akoma, me persona të njohur nga opinioni publik për akitivitetin e tyre kriminal. Në udhëzimin e ri përfshihen: Standardizimi i mjeteve të blinduara. Niveli i blindimit, i cili duhet të regjistrohet dhe në autorizimin që lëshon Policia e Shtetit. Automjetet shoqëruese. Pajisjet që duhet të ketë mjeti i blinduar, telekamera, GPS, radio ndërlidhja etj. Në udhëzimin e ri përcaktohet në mënyrë të detajuar se në lëvizjet me “rrezik të lartë”, ku bën pjesë dhe aeroporti, subjektet duhet të njoftojnë dhe Policinë e Shtetit.

Teoria spirale e zhvillimit të krimit

Grabitjet e fundit të blindeve që transportojnë para tregojnë se, i njëjti fenomen kriminal po përsëritet me nivel më të sofistikuar dhe agresiv. Një pjesë e parave të krimit të parë janë investuar për sofistikimin e goditjes së krimit të dytë për nivelin e armatimit, sasinë dhe cilësinë e makinave të përdorura dhe niveli i rekrutimit.

“Trekëndëshi i Bermudës”, Qafë Kashar – Rinas – Fushë Prezë

Që prej vitit 2014, kur ndodhën disa ngjarje kriminale, aksi rrugor Qafë Kashar – Rinas – Fushë Prezë u përcaktua si pikë e “nxehtë” dhe deri në mes të vitit 2015, situata kriminale u mbajt nën kontroll. Por për arsye të pashpjegueshme, që prej Qershorit të atij viti, deri kur ndodhën grabitjet njëra pas tjetrës dhe më pas, zona mbeti “zbuluar”

Mungoi planifikimi dhe organizimi për rritjen e prezencës policore, në mbajtjen nën kontroll të zonës me kriminalitet të lartë. Nuk u organizuan operacione të përbashkëta si; prita, gracka, pika kontrolli stacionare dhe të lëvizshme, me punonjës policie të strukturave të Krimeve të Rënda dhe Organizuar, të Hetimit të Krimeve, të Patrullës së Përgjithshme dhe të Policisë Rrugore, për ndalimin, kontrollin e sigurt të automjeteve dhe kapjen e personave me precedentë kriminalë. U mjaftuan me një patrullë dyshe policie në fillim të Qafë – Kasharit, e cila në të gjitha rastet ka qenë inaktive dhe nuk i përgjigjej me armatim apo nivel përgatitor agresivitetit dhe ashpërsisë së kriminelëve, në grabitjet e ndryshme. Aktualisht mungon një studim për Tiranën, ku të përcaktohet saktë harta e zonave problematike të ndara sipas tendencave të veprimtarisë kriminale: vjedhje me dhunë dhe me armë, vjedhje të hapura, vjedhje të mjeteve motorike e trafikantë të tyre, persona që mbajnë armë pa leje, vendet ku frekuentohen e qëndrojnë trafikantë e shpërndarës të lëndeve narkotike, zonat problematike me konflikte të ashpra, tendenca për trafikime të ndryshme, duke marrë masa për parandalimin dhe ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore.

Në 14 muaj, në këtë aks rrugor prej 7 kilometrash kanë ndodhur grabitjet më të kushtueshme në 26 vitet e fundit!

Ju rrofshin certifikatat e lavdërimit, që ju si drejtues policie i jepni njëri – tjetrit, në kohën kur grabitësit bëjnë kërdinë në “Qafë – Kashar”, ndërsa nga ana tjetër demotivoni specialistët e zonave dhe specialistët e hetimit të krimeve, të cilët dini vetëm t’i ndëshkoni dhe jo t’i shpërbleni, në rastet kur kryejnë punë të mirë. Le të shpresojmë që autorët, falë dhe zhurmës së madhe të shkaktuar në publik të kapen sa më shpejt nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pas kësaj, në institucionet ligjzbatuese përgjegjëse, persona apo drejtuesit që nuk kanë reaguar apo vepruar nga paaftësia, apo arsye të tjera, të largohen nga detyra dhe të procedohen. Pasi i kanë shkaktuar qytetarëve një klimë paniku dhe pasigurie. I kanë shkaktuar vendit një imazh të keq, në sytë e atyre shtetasve të huaj që kanë mbërritur me avion nga aeroporti i Rinasit. I kanë dhënë një imazh të pamerituar uniformës së Policisë së Shtetit. E ka vënë në valën e akuzës Drejtorin e Policisë, Haki Çako, apo dhe Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që pa vonesë duhet të marrin përgjegjësi dhe të ushtrojnë atributet e tyre për ndryshimin e menjëhershëm të kësaj situate, pasi ka drejtues policie që janë në “gjumë letargjik” dhe nuk kanë çfarë japin më në funksionet që janë aktualisht.

Etiketa: 9 arsyetgrabitja e bankesgrabitja ne rinas.spartak koka


Ju sugjerojmë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Para
Vuan nga alergjia nervore pas humbjes së babait, mësuesja e ofendon

Vuan nga alergjia nervore pas humbjes së babait, mësuesja e ofendon

E zhveshur në mes të kafshëve, kjo 22-vjeçare realizon fotot më të veçanta

E zhveshur në mes të kafshëve, kjo 22-vjeçare realizon fotot më të veçanta

FOTO/ Kështu nuk e keni parë ndonjëherë deputeten demokrate

FOTO/ Kështu nuk e keni parë ndonjëherë deputeten demokrate
















TE FUNDIT

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com