Policia e Padova-s ka arrestuar 32-vjeçarin shqiptar, Dorian Konti, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Sipas mediave italiane, agjentët kanë arritur të zbulojnë në apartamentin dhe garazhdin e tij të kthyer në një punishte droge, rreth 75 kilogramë marijuanë, 11 kilogramë heroinë dhe 1 kilogramë kokainë.
Konti është arrestuar dhe më parë në vitin 2015 për sasi të mëdha droge, në afërsi të zonës së “Prato della Valle”, por ishte lënë i lirë.
Aktualisht për të është dhënë masa e arrestit me burg dhe ai akuzohet se është pjesë e një grupi ndërkombëtarë trafiku droge./Klan