Bota

8 shtetet që do mbipopullohen në të ardhmen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:33 - 11/07/22 |
Opi Nion

15 nëntor të 2022, bota pritet të ketë tetë miliardë banorë. Ky është një parashikim i bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Kjo na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë. Është një moment për të reflektuar se ku nuk i kemi përmbushur ende angazhimet ndaj njëri-tjetrit”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Parashikimi i Departamentit të OKB-së për Çështje Ekonomike dhe Sociale thotë se popullsia e botës po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950. Ajo duhet të arrijë në 8.5 miliardë banorë në vitin 2030 dhe në 9.7 miliardë në vitin 2050.

Më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë së botës në dekadat e ardhshme do të përqendrohet në tetë vende, thuhet në raport.

Këto vende janë: Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania.

Raporti, po ashtu, thekson se India do ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në vitin 2023.

Pas