Tetë persona janë plagosur gjatë një përleshje që ka ndodhur në një kamp emigrantësh në qytetin e Piraeurs, afër Athinës.
Bëhet me dije se afganë dhe sirianë kanë qenë të përfshirë në një rrahje triorëshe, ku mijëra njerëz jetojnë në kushte mjaft të rënda.
Ndërsa, raportohet se në ishullin Çios, migrantët kanë thyer një kamp, në shenjë protese.
Greqia, ndërkohë, është duke u përgatitur për të nisur kthimin e migrantëve në Turqi, në përputhje me një marrëveshje të Bashkimit Europian.
Sipas kësaj marrëveshjeje, migrantët që arrijnë në Greqi nga Turqia pas 20 marsit, do të kthehen nëse nuk aplikojnë për azil ose nëse aplikimi i tyre refuzohet.