Në këtë 8 Mars kryeministri, Edi Rama, ka uruar të gjitha nënat, gratë dhe vajzat. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, teksa shpërndan një buqetë më lule, Rama i uron festën edhe nënës së tij në qiell.
“MIRËMËNGJES
dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”,-shkruan Rama./Opinion.al