Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

7530 efektivë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Policia e Shtetit kalon në gatishmëri

2023/05/12 at 10:13 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
7530 efektivë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Policia e Shtetit kalon në gatishmëri

7530 punonjës policie janë trajnuar dhe do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 14 Majit.


Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Rebani Jaupi ka bërë të ditur planin e masave që ka marrë Policia e Shtetit për procesin zgjedhor.

Duke nisur nga ora 18:00 e ditës së sotme (12 Maj 2023), të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit kanë kaluar në gatishmëri të përforcuar deri në përfundim të procesit zgjedhor.

“Policia e Shtetit e filloi punën përgatitore, për hartimin dhe planifikimin e masave dhe të detyrimeve në kuadër të këtij procesi, që në muajin shkurt 2023, punë e cila konsistoi paraprakisht në hartimin e detyrave në Programin e Punës, hartimin e planeve të masave, si dhe të akteve të tjera, përmes të cilave do të përmbushen plotësisht detyrat funksionale të punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë procesit zgjedhor.

Për të plotësuar kuadrin normativ të këtij procesi, gjatë muajit shkurt 2023 dhe në vijim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nxorri një sërë urdhrash, për përcaktimin e pikave të kontaktit, me qëllim raportimin e të gjitha veprimtarive me karakter publik ku përfshiheshin punonjës të Policisë së Shtetit.

Për raportimin e veprimtarive me karakter publik, të strukturave të Policisë së Shtetit, është përcaktuar Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Për bashkëpunimin me KQZ-në, pikë kontakti është Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik.

Për bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, pika kontakti janë Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike.

Gjithashtu, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që në muajin shkurt, u ngrit grupi i punës për monitorimin e angazhimit të punonjësve civilë, gjatë procesit zgjedhor.

Në vijim, u hartuan, u miratuan dhe u zbatuan urdhrat për planifikimin dhe organizimin e trajnimeve për punonjësit e Policisë, në strukturat e ngarkuara me përgjegjësi për këtë proces. Në këtë kuadër janë trajnuar 7530 punonjës policie, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor, sipas niveleve të menaxhimit policor, që nga niveli bazë i veprimit policor.

Janë kryer përllogaritjet e numrit të punonjësve të Policisë dhe nevojave të tyre për pajisje, automjete dhe shërbime të tjera logjistike, që do të angazhohen për sigurimin e 5211 qendrave të votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve.

Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, brenda afatit të përcaktuar, më datë 03.05.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ:

  • Listën me 5511 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të ndërhyjnë në rast se kërkohet nga komisionet zgjedhore apo nga KQZ-ja;
  • Listën me 305 automjete civile, që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit zgjedhor.

Janë prodhuar  nga Policia e Shtetit, 6000 kopjeve të librit të xhepit, për detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, gjatë procesit zgjedhor, kopje të cilat janë shpërndarë në të gjitha strukturat e Policisë.

Janë përgatitur dhe miratuar urdhri i përbashkët i Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për marrjen në ruajtje të 57 objekteve të rëndësishme, të cilat do të sigurohen nga 192 punonjës policie nga forcat “Komando”.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ngritur grupin e drejtimit në nivel qendror, i cili aktualisht është në funksionim për menaxhimin e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjitha burimet, si dhe për verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij.

Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në vendimin nr. 12, të datës 30.12.2020, të KQZ-së, është përgatitur dhe miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, regjistri i posaçëm “Për çdo njoftim dhe referim të veprave penale në fushën zgjedhore”, i cili administrohet që prej fillimit të procesit zgjedhor nga çdo komisariat policie, drejtori vendore policie, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ky regjistër është i aksesueshëm nga KQZ-ja dhe nga subjektet elektorale.

Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, përsa i përket tentativës për shit-blerje të votës, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e Policisë në terren, si dhe në përmbushje të detyrimeve ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ka iniciuar hetime proaktive, të cilat po kryhen në drejtimin e prokurorive të rretheve gjyqësore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për shkak të konfidencialitetit të hetimeve për këto raste, nuk mund të japim informacione të tjera.

Gjithashtu, strukturat e Policisë në Has, Kavajë, Patos, Kukës dhe Durrës,  në bashkëpunim me prokuroritë respektive, kanë trajtuar dhe aktualisht kanë në hetim, denoncime nga subjekte të ndryshme, për çështje që lidhen me procesin zgjedhor. Për të gjitha këto raste, strukturat e Policisë kanë dhënë njoftim për median dhe qytetarët.

Gjithashtu, ka qenë permanent dhe intensiv, bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare, OSCE/ODIHR, të cilat monitorojnë procesin zgjedhor.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mbështetur zhvillimin e procesit të trajnimeve për punonjësit e Policisë.

Masa janë ndërmarrë edhe për komunikimin, informimin dhe mbarëvajtjen e punës edhe për vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR, të cilët kanë akses që të monitorojnë zbatimin e masave të ndërmarra në kuadër të procesit zgjedhor, në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë.

Deri tani nuk kemi ndonjë konstatim prej tyre, lidhur me zbatimin e detyrimeve ligjore nga Policia e Shtetit. Gjithashtu, deri tani nuk kemi asnjë rast të punonjësve të Policisë së Shtetit, të evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, punonjës të kompromentuar për pozicionin e tyre si punonjës të depolitizuar apo punonjës që kanë reflektuar qëndrime të njëanshme apo politike.

Në vijim, është vënë në funksionim të plotë aplikacioni dixhital me numrat e kontaktit të punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi, si dhe me numrat e përgjegjësve të tyre, me qëllim raportimin e zbatimit të masave të Policisë së Shtetit. Ky aplikacion është në mbikëqyrje të grupit të drejtimit në DPPSH.

Grupi i drejtimit do të ndjekë online, zbatimin e masave të Policisë, duke bashkëpunuar me grupet e drejtimit në 12 drejtoritë vendore të Policisë. Qëllimi i krijimit të këtij aplikacioni dhe i krijimit të hartës dixhitale është që Policia e Shtetit të monitorojë plotësisht situatën për realizimin e detyrave funksionale gjatë ditës së shtunë dhe ditës së dielë. Nga ana tjetër, që të mund të sigurohet një komunikim i shpejtë dhe në kohë reale, për çdo rast kur punonjësit e Policisë të angazhuar gjatë këtyre ditëve, do të kenë nevojë për orientime që do të garantojnë zgjidhje efektive.

Policia e Shtetit, subjektet politike dhe kandidatët e tyre janë njohur me vendimin e KQZ-së, nr. 424, të datës 03.05.2023, “Për heqjen e materialeve propagandistike që nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”(vijon emri i subjektit zgjedhor)”, vendim i cili ngarkon Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake për ta zbatuar.

Prej ditës së martë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KQZ-ja drejt KZAZ-ve, materiale të cilat janë shoqëruar nga patrulla të Policisë Rrugore dhe nga shërbime të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Tashmë jemi në fazën më të rëndësishme të periudhës zgjedhore, gjatë së cilës detyrat e Policisë janë të shtuara dhe për kryerjen e tyre kërkohen edhe më shumë angazhim dhe burime njerëzore. Në këtë kuadër, duke filluar prej orës 18:00 të ditës së sotme, deri në përfundim të procesit zgjedhor, të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, kalojnë në gatishmërinë “Shërbim i Përforcuar”.

Kjo masë merret me qëllim përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme me të cilën na ngarkon ligji dhe detyrimi ndaj qyetarëve, për ofrimin e një mjedisi të sigurtë si parakusht për ushtrimin e lirë të të drejtës për të zgjedhur përmes votës, përfaqësuesit e tyre në njësitë e qeverisjes vendore.

Lidhur me përmbushjen konform ligjit, të detyrave në këtë fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, iu ka dërguar vazhdimisht udhëzime, drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit, nëpërmjet të cilave ka kërkuar angazhim maksimal dhe profesional nga të gjitha strukturat policore në bazë.

Në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, Kodit Zgjedhor dhe të akteve të tjera normative, kërkohet kryerja e veprimeve të shpejta, profesionale, rritja e bashkëpunimit me institucionet e tjera përgjegjëse sipas fushës, ruajtja e gjakftohtësisë në çdo situatë dhe rrethanë, si dhe komunikim me etikë policore.

 

Masat shtesë të ndërmarra në kuadër të këtij procesi zgjedhor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së votimit, garantimin dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe subjekteve që marrin pjesë në këtë proces, si dhe për ruajtjen e objekteve dhe materialeve që do t’i shërbejnë këtij procesi, do të zbatohen duke filluar nga sot deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Theksojmë se punonjësit e Policisë së Shtetit, deri tani, nuk janë përfshirë në veprime që bien ndesh me ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe me Kodin Zgjedhor, përkundrazi, ata janë angazhuar maksimalisht për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në planet e masave, urdhrat dhe udhëzimet ligjore, të miratuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë tubimeve elektorale dhe gjatë gjithë procesit zgjedhor në tërësi.

Policia e Shtetit është tejet e vendosur dhe e angazhuar për të mbajtur në kontroll të plotë të gjithë territorin e vendit, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces, që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera. Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt”,- Jaupi./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
Aktualitet

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

10 Maj, 2025 6:20 pm
Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
Aktualitet

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona

10 Maj, 2025 6:08 pm
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
Sport

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

10 Maj, 2025 5:52 pm
Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi
Aktualitet

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

10 Maj, 2025 5:33 pm
Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
Bota

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

10 Maj, 2025 5:19 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

10 Maj, 2025 5:02 pm
Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
Para
“Blerje votash”, Policia: Ka pasur një procedim për Fredi Belerin

“Blerje votash”, Policia: Ka pasur një procedim për Fredi Belerin

“SPAK të marrë masa”, Bylykbashi: Skemat e përdorura nga PS për vjedhje votash në 2022

"SPAK të marrë masa", Bylykbashi: Skemat e përdorura nga PS për vjedhje votash në 2022

Ambasadorja greke shkon te ministria e Jashtme, ankohet për arrestimin e Belerit

Ambasadorja greke shkon te ministria e Jashtme, ankohet për arrestimin e Belerit
















TE FUNDIT

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë 12 orë nga nisja e proçesit të votimit në vendit tonë, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka...

Lexo më shumë

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
10 Maj, 2025

Dita e diel, e cila përkon dhe me zgjedhjet parlamentare në vend, do të zhvillohet etapa e tretë dhe e...

Lexo më shumë

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
10 Maj, 2025

Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar katër persona, nën dyshimin se lejuan shtrimin e rrugëve në Blesh në funksion të fushatës...

Lexo më shumë

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
10 Maj, 2025

Joshua Tarling është fituesi i etapës së dytë të “Giro d’Italia”, që u mbajt në Tiranë. Çiklisti britanik fitoi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com