Është bërë virale në rrjet videoja e një 62-vjeçari nga Tirana i cili punon në zonën e Tropojës si kuzhinier.
Ai shfaqet në rrugën e bllokuar nga dëbora me një lopatë në dorë, duke u përpjekur të kryejë pastrimin e saj, ndërsa shprehet se me rrugë të bllokuara bizneset e tyre rrezikojnë falimentimin, pasi turistët nuk munden t’i aksesojnë./Opinion.al