Kronikë

613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj në kërkim dhe për dy ngarkesa të tjera


               Publikuar në : 20:39 - 28/05/19 |
Opi Nion

Dy ditë më parë dosja për 613 kilogramë kokainë e kapur në Maminas kaloi për gjykim.

Në lidhje me këtë çështje organi i akuzës është në pritje të letërporosisë nga Ekuadori, pasi Arbër Çekaj rezulton me masë sigurie për trafikim të lëndëve narkotike.

Po ashtu, po punohet dhe për të zbuluar se kush ishin porositësit, pasi detyra e Çekajt ka qenë vetëm transporti i lëndës narkotike.

Për 613 kilogramë kokainë, deri më tani janë të pandehur, Arbër Çekaj në mungesë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezakun, dy ditë pasi Prokuroria për Krimeve të Rënda e dërgoi dosjen në gjykatë.

Organi i akuzës u ka kërkuar autoriteteve të huaja informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periudha kohore të ndryshme. Sasia e parë e kapur është 90 kilogramë kokainë, e gjendur po me kontejner me banane në pronësi të Arbër Çekajt, ndërsa sasia e dytë ishte 38 kg e kapur po në Ekuador.

Ekuadori kishte caktuar dhe një masë sigurie për Arbër Çekajn, pasi sipas tyre ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Çekaj u largua nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dy ditë pasi u kap sasia sasia prej613 kg kokainë. Ai kaloi përmes Kosovës dhe është futur në Gjermani në mënyrë të jashtëligjshme në Gjermani, ku dhe kërkoi azil politik./ Opinion.al E.Xh.

Pas