Një 61-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i QSUT-së.
Uniformat blu bëjnë të ditur se shtetasi L.H, banues në Burrel, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al