Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

60 vjet nga fjalimi i famshëm i Martin Luther King Jr: ‘Unë kam një ëndërr’

2023/08/27 at 8:25 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
60 vjet nga fjalimi i famshëm i Martin Luther King Jr: ‘Unë kam një ëndërr’

Mijëra amerikanë përkujtuan të shtunën 60-vjetorin e Marshimit në Uashington, një prej ngjarjeve kryesore të lëvizjes për të drejtat civile të viteve ’60 në Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilit, pastori Martin Luther King Jr. mbajti fjalimin e tij frymëzues “I Have a Dream”, “Unë kam një ëndërr”.

Marshimi i vitit 1963 mblodhi bashkë më shumë se 250,000 vetë në kryeqytetin e vendit, të etur për t’i dhënë fund diskriminimit bazuar tek raca, feja, seksi apo origjina kombëtare. Shumë e vlerësojnë atë si një shfaqje të forcës që çoi me miratimin e Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1964.

Marshimi i këtij viti u zhvillua përpara sheshit ku ndodhet Memoriali i Presidentit Lincoln, tek i njëjti sfond që shfrytëzoi pastori për thirrjen e tij plot pasion për barazi. Shumë nga ata që morën fjalën sot (të shtunën) paralajmëruan se mbetet ende shumë punë për të bërë.

Margaret Huang, presidente dhe shefe ekzekutive e një grupi jofitimprurës që trajton çështje ligjore të komuniteteve të varfra në jug të vendit, tha përpara të pranishmëve, se marshimi 60 vjet më parë hapi dyert dhe nxiti mjete të reja për të luftuar diskriminimin.

Ajo shtoi se ligjet e reja anembanë vendit që “heqin të drejtën për të votuar” dhe godasin komunitetin LGBTQ, kërcënojnë të fshijnë disa nga këto arritje.

“Këto fushata kundër votës apo librave shkollorë, të gjitha janë të lidhura. Kur goditet e drejta jonë për të votuar, të gjitha të drejtat e tjera civile dhe të njeriut mund të rrëzohen gjithashtu. Por ne jemi sot këtu për të thënë se kjo nuk do të ndodhë për nën hundën tonë”.

Folës të tjerë dënuan dhunën me armë kundër anëtarëve të komunitetit afrikano-amerikan.

Ashley Sharpton, një aktiviste e organizatës “Rrjeti Kombëtar për Veprim” tha se amerikanët nuk mund të lejojnë që të hidhen poshtë sakrificat e paraardhësve të tyre në betejën për barazi.

Kimberle Crenshaw, drejtore ekzekutive e Forumit të Politikave Afrikano-Amerikane, tha se ky përvjetor i Marshimit të Uashingtonit vjen në një moment shqetësues për vendin.

“Vetë historia që po përkujton marshimi jo vetëm që po sfidohet, por edhe po shtrembërohet,” tha Crenshaw, duke iu referuar ndalimeve në disa shtete të librave dhe mësimeve në klasë bazuar në të ashtuquajturën teori kritike të racës, e cila e sheh një trashëgimi të racizmit si formësimin e historisë amerikave.

Ajo përmendi heqjen e një lënde të studimeve afrikano-amerikane nga shkollat publike në Florida dhe Arkansas, një “përpjekje për të heshtur debatet rreth kësaj faqeje të historisë”.

Kundërshtarët e ofrimit të kësaj lënde në shkolla thonë se ajo shtrembëron historinë e në mënyrë të panevojshme krijon përçarje e kthehet në subjekt shqetësimi për studentët.

Mes folësve në marshimin e së shtunës ishin udhëheqës të të drejtave civile si djali i Martin Luther King Jr-it, Martin Luther King III, mbesa e tij Yolanda Renee King si dhe udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries.

Presidenti Joe Biden dhe Nënresidentja Kamala Harris do të shënojnë përvjetorin e marshimit të hënën, që përkon me ditën e marshimit, duke u takuar me organizatorët e tubimit të vitit 1963. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë bënë të ditur se të gjithë fëmijët e familjes King janë ftuar të takohen me Presidentin Biden./ VOA

Ju sugjerojmë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Para
Zjarri pranë fushës së mbetjeve në Elbasan, Balla: Policia do t’i ruajë 24 orë

Zjarri pranë fushës së mbetjeve në Elbasan, Balla: Policia do t’i ruajë 24 orë

Plagosje më thikë në Bulqizë, kapet autori

Plagosje më thikë në Bulqizë, kapet autori

Vihet nën kontroll zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan

Vihet nën kontroll zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan

TE FUNDIT

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com