Aktualitet

6 Marsi/Nënkryetari i PD: Humbje tronditëse, jam gati të mbaj përgjegjësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:43 - 07/03/22 |
Opi Nion

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj,  në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar për disfatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Ai thotë se Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse dhe për këto rezultate nuk mund të akuzojë askënd përveç vetes.

“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.  Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale”, shkruan Gjekmarkaj.

Më tej ai thotë se si nënkryetar i PD-së është i gatshëm të mbajë pergjegjësinë e tij.

“Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike”, thotë Gjekmarkaj./Opinion.al

 

Pas