Një 58-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në zonën e quajtur “Skalierat”, në Shëngjin.
Sipas policisë shtetësja me inicialet V.Rr, banuese në Shëngjin ka humbur ndjenjat sapo është futur në det.
Kanë qenë vrojtuesi i plazhit dhe pushuesit aty pranë që i kanë dhënë ndihmën e parë 58-vjeçares. Më pas gruaja është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Lezhë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Sakaq, nga hetimet paraprake dyshohet se gruaja humbi jetën nga shkaqe natyrale.
“Rreth orës 14:00, në zonën e quajtur “Skalierat”, Shëngjin, shtetasja V. Rr., 58 vjeçe, banuese në Shëngjin, sapo është futur në det ka humbur ndjenjat. Vrojtuesi i plazhit dhe pushues të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 58-vjeçares, e cila më pas është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Lezhë, por ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Vijon puna për sqarimin e plotë të ngjarjes./Opinion.al