Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me sekuestrimin e 58 kg hashash në Qafë Thanë. Mësohet se në pranga nga policia e Pogradecit është venë dhe Erisa Fero, 28-vjeçe, punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Fero mbante postin e shefes kompjuterike në këtë institucion. Bëhet me dije se droga ka qenë në automjetin e 28-vjeçares në momentin kur u ndalua nga policia. Ndërkohë në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë Likë Basha 30 vjeç dhe një person me iniciale M.K.
Mësohet se roli i tyre ishte të monitoronin rrugën gjatë transportimit të lëndës narkotike, në mënyrë që të shmangeshin kontrollet policore.
Në lidhje me këtë operacion, janë shpallur në kërkim edhe dy vëllezër.