Aktualitet

57 të shëruar, si paraqitet gjendja tek Infektivi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 01/07/20 |
el ida

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 45 raste të reja me koronavirus në vendin tonë./Opinion.al

Pas