Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

56 kantiere për 310.38 km/Balluku në analizën vjetore: Kemi nisur punimet në Korridorin 8

2023/01/09 at 2:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
56 kantiere për 310.38 km/Balluku në analizën vjetore: Kemi nisur punimet në Korridorin 8

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka bërë një analizë të hollësishme për vitin 2022 si edhe ka treguar prioritetet për vitin 2023.


Teksa ka folur gjerësisht për akset rrugore më të rëndësishme në vend, Balluku ka deklaruar se ka nisur puna për korridorin 8.

Sipas saj ky korridor do të konsiderohet si pjesë e investimeve të Bashkimit Europian.

 “Gjatë vitit 2022 kemi patur 56 kantiere të hapura për 310.38 kilometra, gjatë këtij viti nga këto kantiere të hapura kemi dorëzuar 22 prej tyre të cilët ekuivalojnë në 68.31 kilometra dhe deri në vitin 2024 ne planifikojmë të përfundojmë 34 kantiere me një gjatësi totale 242 kilometra. Unë do i përmend edhe pse ndoshta i kemi thënë shpesh në hapjet e rrugëve, se ne nuk i quajmë  dhe nuk bëjmë inaugurime, por ky ka qenë një vit i shënuar për sa i përket hapjes së rrugës Kardhiq-Delvinë në fillim të sezonit veror kur me të vërtetë nuk pritej që një kontratë të realizohej dy muaj para afatit, duke qenë se kontrata të tilla marrin më shumë kohë, por kemi qenë në kushte të tjera në këtë rrugë, duke qenë se edhe formacioni i tunelit të Kardhiqit na ka ndihmuar, kështu që e kemi dorëzuar nga fundi i gushtit që duhet   ta dorëzonim e  kemi dorëzuar në qershor. Aksi Kardhiq-Delvinë ka luajtur një rol shumë të mirë për të lidhur Gjirokastrën si një zonë turistike me zonën e Sarandës. Gjithashtu kemi arritur të hapim bypass-in e Vlorës, një rrugë që ka shfryrë të gjithë trafikun në zonën e Rradhimës duke na dhënë mundësi që të kemi një projekt dhe një plan të bukur  për radhimin si një vazhdim i lungomares dhe duke e kaluar të gjithë trafikun që e kalonte Vlorën jo si një pikë ndalese, por si pikë kalimi për të shkuar në Jug.

Një segment shumë i rëndësishëm i cili do të zgjidhë dy problematika shumë të mëdha atë të ngarkesës së rrugës së Fushë Krujës, ku ne e dimë shumë mirë gjatë verës apo në ditë festash se si është situata aty, por edhe nyjen lidhëse përfundimtare të  autostradave që vinë nga Durrësi, nga  lindja dhe nga Veriu  në aeroportin ndërkombëtarë të Rinasit i cili ka arritur 5.2 milionë pasagjerë  kështu që askush nuk mund të ankohet për trafikun në ditë festash apo në ditë të tjera pasi këta pasagjerë të gjithë duhet t’i drejtohen kryeqytetit Durrësit apo veriut me automjetet e tyre, kështu që është normale që ky numër, ekzaltues për aviacionin civil, krijon problematika për infrastrukturën rrugore por kjo do  të zgjidhet përmes aksit Thumanë-Kasharë.

Ndërkohë tre segmente të tjera janë shpallur për garën e Korridorit Adriatiko-Jonian duke i dhënë kështu mundësinë që tashmë të kemi një kontratë të lidhur për segmentin nga bypassi i Fierit deri në Lekaj dhe dy kontrata të tjera që është Lekaj – Kashar, një gjurmë totalisht e re, do jetë komplekse  me thënë të drejtën,  me disa ura dhe tunele, pasi kalon nga një rrugë e vjetër e ushtrisë në  zonën e Pezës, por do të shkurtoj ndjeshëm aksesin për të dalë direkt në autostradën e Fierit.

Nga ana tjetër, segmenti tjetër që do lidhë Thumanën me Milotin. Ky është segment më i lehtë  duke qenë se gjurma ekzistuese është në kushte shumë të mira, por ju nuk duhet të harroni një fakt, të gjitha rrugët koncesionare në republikën e Shqipërisë ka një detyrim ligjor të shprehur, të vendosur në kontratë dhe të bërë publike për të gjithë. Çdo rrugë do të shoqërohet me një rrugë të kategorisë C, pra me një rrugë e cila do të jetë pa pagesë dhe do të jetë në kushte optimale ashtu si do të jetë edhe vetë rruga koncesionare, për t’ju dhënë mundësinë  qytetarëve  që të zgjedhin nëse ata nuk duan të kalojnë nga autostradat e  shpejtësisë me pagesë.

Aksi i fundit që do të lidhë Murriqanin me Milotin, por gjatë këtij viti ne kemi parashikuar që gjatë këtij viti autoriteti rrugor Shqiptar është duke marrë të gjitha masat për të hapur edhe Milot-Balldrenin duke qenë se  ka qenë një kontratë e parashikuar në vitin 2018. Por për shkak të pandemisë dhe të gjithë historive jo të këndshme që ndoqëm, krizën ekonomike etj, nuk arriti të financohej.

 Kemi nisur punimet për një segment shumë të rëndësishëm, ai është kantieri më i rëndësishëm për republikën e Shqipërisë, flasim për Korridorin e 8.  Më në fund pas një lobimi dhe një pune në bashkëpunim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe qeverinë Bullgare me një mbështetje nga qeveria Italiane kemi arritur t’ia dalim që Korridori i 8 të përfshihet apo të jetë pjesë e net-core e Bashkimit Europian. Përfitimet që vijnë nga kjo, është se ky korridor do të konsiderohet si pjesë e investimeve të Bashkimit Europian, jo vetëm për sa i përket akseve rrugore, por kryesisht me rëndësi është investimi i hekurudhave, duke qenë se hekurudhat ne i kemi lënë si pjesë e investimeve të Bashkimit Europian”-tha Balluku.



Ju sugjerojmë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Para

Flight demands may have steered the evolution of bird egg shape

D&G, Zwaroski e Valentino, lista e sendeve të vjedhura nga pastruesja dhe i biri

D&G, Zwaroski e Valentino, lista e sendeve të vjedhura nga pastruesja dhe i biri

Marjana Semini betohet si anëtare e Kushtetueses

Marjana Semini betohet si anëtare e Kushtetueses
















TE FUNDIT

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}