Një 54 vjeçare po ndiqet në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi ka kërcënuar fqinjën e saj me një fishek të futur në zarf duke ja lënë në derë.
Burime pranë policisë thanë se sherri ka nisur për një mashkull.
Mësohet se kjo nuk është hera e parë që dy gratë përfshihen në një konflikt, pasi janë shoqëruar edhe një javë më parë në polici.
Gjatë marrjes në pyetje shtetasja K.K ka thënë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe kjo është një sajesë e rivales së saj.