Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

54 vjeçari pëson infarkt në komisariat, familjarët akuza policëve

2016/09/19 at 9:52 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
54 vjeçari pëson infarkt në komisariat, familjarët akuza policëve

Dy persona, një i dënuar për trafik droge me 4.8 vite burg nga Saranda dhe një i shoqëruar nga Lushnja për vjedhjen e disa kg ullinj kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në QSUT. Por ndërsa i dënuari Adem Alushi 60-vjeç ishte i shtruar prej disa ditësh për shkak të problemeve me zemrën, rasti i dytë ai i 54 vjeçarit Fadil Hoxha 54-vjeç është i dyshimtë.


54-vjeçari Fadil Hoxha ishte shoqëruar gjatë ditës së djeshme nga policia në Lushnje pas denoncimit nga pronari i një toke se kishte vjedhur disa kg ullinj.  Pas komplikacioneve, tension të lartë dhe disa shtrëngimeve në kraharor, 54-vjeçari sipas policisë është dërguar nga ambientet e paraburgimit në spitalin e Lushnjes.  Duke parë që gjendja e Hoxhës ka qenë e ndërlikuar dhe po agravohej, ai është nisur për në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi kishte kaluar një para infarkt.

Sipas QSUT, Fadil Hoxha pas mbërritjes në spital është futur në sallën e operacionit, por nuk ka mundur të mbijetojë, pasi dy arteret kryesore që furnizojnë zemrën me gjak i kishte të bllokuara.  Familjarët fajësojnë policinë për vdekjen, pasi sipas tyre Hoxha ishte i  sëmurë nga zemra dhe tensioni dhe merrte tre herë në ditë ilaçe.  Sipas tyre në momentin e shoqërimit nuk janë lejuar që t’ia japin në ambientet e paraburgimit ilaçet, ndërsa akuzojnë policinë se i ka bërë presion që të pranonte akuzat dhe e ka keqtrajtuar.

“E ka marrë policia e Divjakës dhe e ka futur në rajon. Familjarët shkuan dhe i kërkuan policisë mos i bëni presion se do u ngelet në dorë.  Por ne dyshojmë nëse policia ia kanë dhënë ilaçet. Nga Divjaka e dërguan në Lushnje, sot është ndjerë keq dhe në orën 14:00 e kanë sjellë në Tiranë.  Ne akuzojmë policinë, pasi viktima ishte invalid dhe me kemp dhe nuk e dimë nëse i ka marrë ilaçet. Ku janë provat dhe çfarë ka bërë. U fut në spital dhe nuk doli që ta shihnim. Duam të dimë shkakun, autopsinë, për çfarë vdiq? Mjeku që bëri autopsinë nuk erdhi këtu. Dyshojmë se policia e ka keqtrajtuar, kërkojmë të zbardhet ngjarja dhe e vërteta. Ai është keqtrajtuar me kërcënime, që të pranonte akuzat”shprehen familjarët e Fadil Hoxhës.

Por policia e Lushnjes mohon akuzat e familjarëve dhe sipas tyre, Fadil Hoxha i ka marrë ilaçet gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar në ambientet e paraburgimit.

Ndërsa viktima e dytë është Adem Alushi 60-vjeç banues në lagjen nr. 2 Sarandë, i dënuar me 4.8 vite burg për trafik droge ishte transportuar në datë 11 shtator nga burgu i Fierit ku po vuante dënimin për në Tiranë, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrje, por nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë.



Ju sugjerojmë

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë
Aktualitet

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

17 Korrik, 2026 12:56 pm
I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin
Bota

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin

17 Korrik, 2026 12:53 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane
Bota

Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane

17 Korrik, 2026 12:07 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
Para
Hiqen palmat, nis zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës. Hidhen në kosh 600 mijë dollarë

Amnistia, ja taksat dhe gjobat e makinave që falen

John Kerry nuk është zhoao amazona

Princ Henri...

Jeta e një filmi

Jeta e një filmi
















TE FUNDIT

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
17 Korrik, 2026

Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, pjesëmarrësit në programet e shkëmbimit...

Lexo më shumë

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
17 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim më aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend për promovuar dhe diskutuar ecurinë e...

Lexo më shumë

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë
17 Korrik, 2026

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është ‘shmangur’ për mrekulli në rrugën drejt Thethit, në Shkodër. Një gur...

Lexo më shumë

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin
17 Korrik, 2026

Holanda përballet zyrtarisht me mungesë uji, njoftoi Ministria e Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujërave, duke sinjalizuar në këtë mënyrë përkeqësimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}