Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot nen për nen, paketën e projektligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u dakordësuan në tryezën e Këshillit Politik më 5 Qershor.
Gjatë mbledhjes së sotme, relatori i projektligjit, Alket Hyseni ka lexuar nën për nen amendamentet e dakordësuara në Këshillin Politik.
Megjithatë, ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk morën dakordësi unanime. Për ato votuan pro, vetëm anëtarët e mazhoracës në Komision.
Nga ana tjetër 3 anëtarët e opozitës parlamentare votuan kundër.
Pas këtij miratimi, nisma e Kodit Zgjedhor është gati të shkojë në seancë plenare për t’iu nënshtruar votimit final në raste se do të arrihen 84 votat e nevojshme. /Opinion.al