Kryesore

“5 parti të djathta në zgjedhje”, Paloka: Veliaj zbulon planin e shefit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:08 - 24/10/20 |
el ida

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë një takimi në Dajt, ka folur me mbështetësit socialistë lidhur me zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndër të tjera Veliaj ka deklaruar se në këto zgjedhje do të garojnë 5 parti të djathta.

“Kjo është hera e parë që pala tjetër del e përçarë në 5 parti, do t’i numëroni gjatë ditëve që vijnë. 5 parti të tjera nga e djathta. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre, jo më të qeverisin shtëpitë tona”, u shpreh Veliaj.

Ky argument, nga Zv. Kryetari i PD Edi Paloka, është cilësuar si një plan i të majtëve dhe jo si një përçarje e demokratëve.

“Degjojeni vemjen si i shpeton goja dhe nxjerr zbuluar planin e shefit per “partite e djathta” qe do krijohen… Nuk janë parti të dala nga PD, janë parti që i ka krijuar Rama i tmerruar nga humbja!

Pleh ky e pleh ata qe vihen ne sherbim te ketij…Ne nje kosh do perfundojne”, shkruan Paloka përmes një postimi në rrjetet sociale./Opinion.al

 

Pas