InstaBIZ

5 mjekë dhe infermierë shërohen nga koronavirusi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 08/04/20 |
el ida

Shkon në 27 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga COVID-19. Lajmi i mirë u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook.

Manastirliu njoftoi se janë shëruar 1 mjeke dhe 4 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues, ndërsa në total 154 qytetarë e staf mjekësor janë shëruar nga virusi.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19, duke e cuar totalin e të infektuarve në vend në 400 raste./Opinion.al

Pas