Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

48-vjeçarja vdiq duke kërkuar ndihmën ekonomike,Bashkia Lushnje:Kryetarja e priti në zyrë

2022/12/29 at 12:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
48-vjeçarja vdiq duke kërkuar ndihmën ekonomike,Bashkia Lushnje:Kryetarja e priti në zyrë

Ditën e djeshme një 48-vjeçare nga fshati Çinar në Lushnjë ka humbur jetën në ambientet e bashkisë Lushnjë, teksa ka kërkonte rikthimin e ndihmës ekonomike.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar Bashkia Lushnje, e cila thotë se informacionet e shpërndara në media janë abuzive.

Sipas reagimit të Bashkisë, krybashkiakja Eriselda Sefa e ka takuar në zyrë 48-vjeçaren Shpresa Cani dhe se pati një dakordësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Cani është ndjerë keq.

Duke kritikuar median për publikim e lajmit, Bashkia Lushnje thotë se në asnjë moment nuk ka patur debate mes Shpresa Canit me punonjësit apo me kryetaren e Bashkisë.

DEKLARATE PER MEDIAT, BASHKIA LUSHNJE!

Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares se Bashkisë Eriselda Sefa nisur nga informacioni jo i verifikuar dhe abuziv i shpërndarë në media lidhur me ndarjen nga jeta të shtetases Shpresa Cani, 48 vjece, banuese në Çanakaj të Njësisë Fiershegan, dëshiron të sqarojë opinionin publik, duke i shprehur fillimisht ngushellimet më të sinqerta familjes Cani.

Sa i përket ngjarjes, sqarojme se të mërkurën rreth orës 11:00 pranë Zyres së Informacionit është paraqitur shtetesja Shpresa Cani e cila kerkoi takim me Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa.
Pak minuta më vonë Kryetarja e Bashkise priti në zyrë të interesuarën e cila ishte e përfshirë që nga viti 2007 në kategorine PAK si Invalide e plote nga KMCAP me diagnoze Drepanocitoze Hemozigote (semundje gjaku), me pagese mujore 11 915 lekë.

Shtetesja Shpresa Cani deklaroi që jetonte vetëm me babain dhe kërkoi nga Bashkia që përvec trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundesi për ndihme shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion.

Pasi degjoi shqetësimin e Zonjës Cani, Kryebashkiakja Sefa therriti Drejtoreshen e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmes shtesë nga buxheti bashkiak, përvec pagesës se invaliditetit.

Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq.

Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu.
Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambjentet e Bashkisë duke transportuar pacienten drejt Spitalit dhe pak caste më vonë mbërritën edhe efektivet e komisariatit Lushnjë.

Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares së Bashkisë përgenjeshtron dhe shpreh keqardhje për informacionet abusive të shpërndara në media lidhur me dinamiken e ngjarjes.

Në ambjentet e bashkisë Lushnje dhe aq më pak në zyrën e kryebashkiakes, nuk ka pasur asnjë debat mes Zonjës Cani dhe përfaqësuesve të Bashkisë, përkundrazi pati gatishmëri për të dhënë ndihmë shtesë për të interesuaren.

Sqarojmë gjithashtu që Zonja Cani është trajtuar me ndihma emergjente sipas programeve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

Sjellim në vëmendje të mediave dhe të opinionit publik se e ndjera Shpresa Cani nuk ka qënë e trajtuar me ndihme ekonomike (sikurse publikuan disa media) pasi ajo trajtohej me pension invaliditeti!
Përsa më siper, duke shprehur keqardhje mbi dezinformimin mbi ngjarjen, lutemi që mediat të jene serioze dhe të mos abuzojnë me informacionin e publikuar, aq më teper që përpara publikimit të lajmeve nuk ka pasur asnjë kontakt për të degjuar zyrtarisht reagimin e Bashkisë për këtë ngjarje!

Ju sugjerojmë

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
-U tha në Opinion

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

23 Dhjetor, 2025 11:03 pm
“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
Aktualitet

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

23 Dhjetor, 2025 11:01 pm
Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Kronikë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

23 Dhjetor, 2025 10:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

23 Dhjetor, 2025 9:55 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

23 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 Dhjetor, 2025 3:20 pm
Para
Inceneratorët/ Apeli i GJKKO lë në burg Arben Dervishajn, Regan Merdanin dhe Enver Shehin

Inceneratorët/ Apeli i GJKKO lë në burg Arben Dervishajn, Regan Merdanin dhe Enver Shehin

Vdekja e 48-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes, Berisha: Tentuan ta nxjerrin me forcë nga…

Vdekja e 48-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes, Berisha: Tentuan ta nxjerrin me forcë nga...

Arrestimi i punonjëses me 58 kg drogë në makinë, reagon AKSHI

Arrestimi i punonjëses me 58 kg drogë në makinë, reagon AKSHI

TE FUNDIT

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
23 Dhjetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me hetimet e drejtësisë ndaj Ergys Agasit dhe rolin e tij në takimet...

Lexo më shumë

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
23 Dhjetor, 2025

Biznesmeni Gerond Meçe u rrëmbye për t’u kërcënuar që të tërhiqej nga tenderat e AKSHI-t. Emisioni Në Shënjestër”, nxjerr detaje...

Lexo më shumë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
23 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje dalin nga dosja hetimore e AKSHI-t, ndërsa emisioni i gazetares Klodiana Lala në News 24, publikoi këtë...

Lexo më shumë

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
23 Dhjetor, 2025

37 persona janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com