Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Çorovodë. Një 46-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.