Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një grua ka shkuar në spital e plagosur pasi tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni.
Sipas uniformave blu mësohet se e reja e kishte kryer këtë veprim nga frika.
Ajo është dhunuar dhe më pas kërcënuar me një mjet prerës nga bashkëjetuesi, një 45-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.
“Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni.
34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.