Kronikë

40 milionë euro drogë nga Shqipëria,arrestohet në Itali 36-vjeçari Allmuça


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:55 - 04/07/20 |
Opi Nion

Narkotrafikanti shqiptar Bledar Allmuça, 36 vjeç është arrestuar në Policoro pasi ja doli t’i shpëtonte policisë katër ditë më parë, duke u fshehur në bimësinë përgjatë lumit Agri, i ndihmuar edhe nga dy bashkatdhetarë që i çonin ushqim.

Bledar Allmuça, ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ndërkombëtar ”Kulmi” realizuar mes Shqipërisë dhe Italisë .

Ai konsiderohet nga Italia si trafikant droge dhe ishte pjesë e një grupi kriminal nga i cili më 4 Qershor u arrestuan 37 persona, të akuzuar për 40 milionë euro drogë dhe për aktivitet 5- vjeçar të trafikut të kokainës, kanabisit dhe marijuanës.

Bahskë me 36-vjeçrin Allmuça janë arrestuar edhe dy qytetarë të tjerë shqiptarë, të moshës 23 dhe 30 vjeç, pasi e kishin ndihmuar dhe suportuar gjatë kohës që ai fshihej.  Ata janë lënë në arrest shtëpie. /Opinion.al

 

Pas