As sapun, as ujë, asgjë. Nëse ju nuk laheni për disa kohë atëherë padyshim do të përballeni me pasojat.
Pavarësisht preferencave personale, tashmë shkenca ka zbuluar realisht se çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk laheni.
Një video e publikuar nga Discovery News na tregon se çfarë efektesh ka larja apo moslarja e trupit tonë.
1. Trupi juaj do të bombardohet nga bakteret
Përpos baktereve të cilat janë të domosdoshme për trupin tonë, do të dalin në pah edhe baktere të tjera duke u ekspozuar kështu ndaj sëmundjeve të ndryshme.
2. Mund të merrni infeksione të lëkurës
Balanca e “mirë” dhe bakteret “e keqe” në lëkurën tonë mund të “mërziten nga moslarja e mjaftueshme. Nëse ju nuk e lani trupin, kjo e bën më të lehtë për mikrobet që të lulëzojnë në lëkurën tuaj.
3. Kushtet e lëkurës përkeqësohen
Nëse ju nuk jeni larë fare, keni zënë djersë, qelizat e vdekura të lëkurës do të fillojnë të grumbullohen “, shpjegon video.
Moslarja është gjithashtu e dëmshme për njerëzit që kanë sëmundje kronike të lëkurës si aknet. Moslarja mund ta përkeqësojë akoma dhe më shumë.
4. Do të mbani erë
Në kundërshtim me besimin popullor, nuk është vetëm djersa që mban erë, shpjegon video. Djersa vetë në fakt është pa erë. Është B.O. e njohur gjithashtu si bromhidrosis, që mban erë. Kjo ndodh kur bakteret ushqehen me proteinat dhe acidet yndyrore në djersë.
Për më tepër hidhini një sy videos së mëposhtme:
Burimi: ATTN.com./ Përshtati: Adela Zeneli/Opinion.al