Sport

39 vite në koma, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Francës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 06/09/21 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare Jean-Pierre Adams, ish-mbrojtësi i kombëtares së Francës, Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e spitalit ku ishte shtruar, në Nimes.

Adams ka kaluar 39 vitet e fundit të jetës në koma, pas një gabimi gjatë anestezisë në një spital të Lionit në vitin 1982, ku po i nënshtrohej një operacioni në gju, pak muaj para se do të duhet të merrte pjesë në Botërorin e atij viti.

Gjatë karrierës së tij, Adams ka luajtur për Paris SG, Nimes dhe Nice. Pas një sërë betejash ligjore, një gjykatë në Lion vendosi që mjekët ishin fajtorë për dëmtim pa dashje.

Bashkëshortja e tij, Bernadette kishte hedhur gjithmonë poshtë mundësinë e eutanazisë, edhe pse kishte shumë njerëz, mes tyre edhe ish-kolegë të Adams, të cilët thoshin se nuk ia vlente të jetonte në atë mënyrë.

Pas