Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

37 vjet karrierë e në prag pensioni, mjeshtri i valleve “hidhet në rrugë” | Genc Kastrati: TKOB është shtëpia ime

2023/12/27 at 9:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
37 vjet karrierë e në prag pensioni, mjeshtri i valleve “hidhet në rrugë” | Genc Kastrati: TKOB është shtëpia ime

Genc Kastrati, mjeshtër vallesh në Ansamblin e TKOB prej vitit 2018, tregon se po e largojnë padrejtësisht nga ky pozicion.

Pas 37 vitesh karrierë dhe kur pret të dalë në pension, Kastrati largohet me pretendimin e drejtoreshës së re, Abigela Voshtina, se i ka mbaruar afati në 2019-n. Kërkesës sonë zyrtare për infromacion, institucioni iu përgjigj, duke thënë se nuk ka asnjë vlerësim për Genc Kastratin.

Genc Kastrati: Zonja Abigela Voshtina, drejtore e përgjithshme e Teatrit të Operas dhe Baletit, ka vendosur që pozicionin tim si mjeshtër i valleve, ta shpalli vend vakant. Arsyeja se pse nxjerrë për këtë rast është sepse më paska mbaruar afati që në vitin 2019. Vit i cili përkon fiks me 34 vite punë të miat në Teatrin e Operas dhe Baletit, që sipas rregullores së brendshme, unë dhe të gjithë artistët që kanë kaluar 30 vite punë, kalojnë në kontratë me afat të pacaktuar. Kam ardhur në atë pozicion, pas ndarjes nga jeta të nderuarit, mjeshtrit të valles, zotit Rexhep Çelikut, nderi i kombit. U bë një audicion për një ditë, por u bë një audicion për 5 muaj. Unë kam 37 vite dhe sipas rregullores, 30 vite sigurisht ata mund ta kenë llogaritur për artist, të cilët pas 30 viteve mund të jenë në fundin e karrierës, që normalisht unë jam 57 vjeç, që i bie maksimumi dhe 5 vite që do vazhdoj të jem mjeshtri i valleve. Dal në pension. Pra është llogaritur kjo periudhë, por nuk ka asnjë klauzolë tjetër mbas kësaj, në rregulloren e institucionit. Është e vetmja klauzolë, që të gjithë kategoritë e artistëve që mbushin 30 vite, mbas vitit 2014, sepse është e caktuar, në atë kohë është bërë edhe rregullorja e brendshme, kalojnë me afat të pacaktuar. Teatri i Operas dhe i Baletit është shtëpia ime, nuk doja të nxirrja problemet e shtëpisë, jashtë. Ky, ishte një problem vërtetë i mprehtë dhe vjen pas një presioni një vit e gjysmë.

Ndërkohë drejtori artistik Sokol Marsi shprehet, se është i kënaqur me punën e Genc Kastratit dhe nuk ka iniciuar zëvendësimin e tij.

Sokol Marsi: Për periudhën që kam qenë unë, e kam respektuar pozicionin e tij si artist, pasi kam pasur vlerësim shumë të mirë përsa i përket performancës së Gencit, qoftë si koropetitor, si krijues vallesh, por edhe si interpret. Në rastin që bëhet një zëvendësim duhet të ketë një arsye, domethënë, qoftë duhet të jetë profesionale, qoftë edhe ligjore. Në përgjegjësinë time si drejtues artistik, unë nuk kam iniciuar një ndërrim, po themi pozicionesh, për zotin Kastrati me dikë tjetër. Nuk e kam iniciuar unë. E kam gjetur në atë pozicion, e kam vlerësuar punën, veprimtarinë e zotit Kastrati përsa i përket pjesës artistike dhe kam vazhduar të punoj me të.

Tashmë është bërë fakt celja e audicioneve nga drejtoresha aktuale. Nga ana tjetër ish-koreografi, Andrea Kokeri, tregon se ky pozicion ka qenë i përhershëm.

Andrea Kokeri: Periudha e ngritjes së një valltari, nga një valltar i thjeshtë, derisa të bëhej solisti, ishte relativisht e gjatë. Dhe merrej nëpërmjet meritës. Dhe këtë meritë në rrallë të parë ta jepte skena, në rrallë të dytë, ishin disa njerëz, këshilli artistik, i cili ishte kolegjial, që jepte mendimin që ky ose kjo, ka ardhur koha që të bëhen solistë. Genci sot është një nga valltarët më të mirë që ka Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore, përfshirë këtu edhe 2 ansamblet e tjera, qoftë ai i Kosovës dhe ai i Maqedonisë. Genci është koreografë shumë i mirë, është njohës i mirë i folklorit. Nuk e di mbas tij se kush mund të jetë sot për sot me njohuritë që ka, në vazhdim si Genci. Sepse Genci bën pjesë te këta që njeh mirë repertorin e artë të ansamblit.

“Stop” ka mësuar, se në krye të organit kolegjial do të jetë vetë drejtoresha. Avokati Klaudi Zholi, sqaron se largimi i zotit Kastrati është në shkelje të kodit të punës.

Klaudi Zholi: Ky veprim i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nuk është në mbështetje të ligjit. Nuk mund të hapet ky kompeticion për të punësuar një person të ri, kur e kemi të punësuar këtë shtetas dhe nuk ka asnjë pretendim ndaj tij se nuk e kryen dot detyrën apo ka pretendime të tjera në lidhje me kapacitetin e tij artistik. Neni 148 i kodit të punës sqaron shumë qartë, që kur kontrata me afat të caktuar vazhdon në heshtje, atëherë konsiderohet si kontratë me afat të pacaktuar. Dhe në rastin konkret, ky shtetas ka një kontratë me afat të pacaktuar. Kodi i punës nuk e njeh këtë term, uljen në detyrë.  Ligji i posaçëm që ata kanë dhe rregullorja që ata kanë, e njeh këtë term, por vetëm kur ka një vlerësim për artistin konkret. Nën vlerësimin e kryer, kanë dalë rezultate negative për artistin, atëherë mund të vazhdohet duke u ulur në detyrë, por jo kur nuk ka asnjë vlerësim për të./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
The New York Times padit kompanitë OpenAI dhe Microsoft

The New York Times padit kompanitë OpenAI dhe Microsoft

Itali/ Ambulanca përplaset me autobusin plot me fëmijë, 4 të vdekur

Itali/ Ambulanca përplaset me autobusin plot me fëmijë, 4 të vdekur

Gjesti unik i shqiptares: Emigrova në Itali, dhuroj pajisjet e kopshtit për komunitetin

Gjesti unik i shqiptares: Emigrova në Itali, dhuroj pajisjet e kopshtit për komunitetin

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com