Ndonëse nuk janë të qarta motivet për të cilat 37-vjeçari Viljon Sakollari, u qëllua sot në kryeqytet, mësohet se gjendja e tij është e rëndë. Mendohet se bëhet fjalë për një atentat, ndërsa i plagosuri është shofe në parkun e Ministrisë së Brendshme. Sakollari është qëlluar mbrëmjen e sotme, në rrugën “Irfan Tomini”, në shkallët e pallatit teksa kthehej në banesë.