Spitali i Sarandës ka dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të 35-vjeçares që u hodh nga kati i dytë i maternitetit së bashku me foshnjën e saj.
Spitali konfirmon se gruaja dhe foshnja janë jashtë rrezikut për jetën dhe se po qëndrojnë nën kujdesin intensiv të mjekëve.
“Lidhur me ngjarjen e rëndë të nënës së re dhe foshnjës në Maternitetin e Sarandës, ju informojmë se, nenës dhe foshnjës i është dhënë menjëherë ndihma e parë shëndetësore nga ekipi mjekësor i spitalit. Pas vlerësimit klinik, gjendja shëndetësore e foshnjës paraqitet mire dhe pa probleme.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera rezulton se nëna ka disa fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën. Nëna dhe foshnja janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Sarandës nën kujdesin intensiv të mjekëve”,- deklaron spitali./ Opinion.al