PAOK-u ka pritur 34 vite, por në fund mund të festojë. Selaniku ka thyer hegjemoninë e Athinës dhe sidomos Olympiakosit, duke fituar titullin e tretë në historinë e klubit në një sezon mbresëlënës, me asnjë humbje deri tani.
Gjatë kampionatit grek, PAOK-u ka fituar 24 ndeshje dhe ka barazuar 5 të tjera. Nëse edhe javën e fundit nuk humbasin, atëherë e mbyllin kampionatin pa humbje. Fitorja 5-0 ndaj Levandiakos mbrëmjen e djeshme i ka dhënë fund pritjes, ndërsa Selaniku ka shpërthyer në festë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit./Opinion.al