Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

33 kg kokainë në kontejner, kompania e skanimit: Imazhet e skanuara s’mund të manipulohen

2022/11/05 at 7:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
33 kg kokainë në kontejner, kompania e skanimit: Imazhet e skanuara s’mund të manipulohen

Pak ditë më  parë autoritetet sekuestruan 33.5 kilogramë kokainë e cila ishte fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori.


Sipas autoriteteve, kontejneri e kishte kaluar skanimin në port dhe se lënda narkotike nuk ishte konstatuar, për këtë arsye policia vuri në pranga dy punonjës të skanerit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar vet kompania e skanimit S2 ALBANIA. Duke theksuar mbështetjen e zbatimit të ligjit, kompania siguron se e imazhet i skanimit nuk mund të manipulohen pasi rruhen në servera.

Përsa u përket punonjësve, kompania shprehet se janë punësuar brenda rregullave dhe standardeve.

Po ashtu, kompania thekon se brenda perimetrit që ajo operon është e pamundur që në kontejner të futen mallra të tjera kontraband apo lëndë narkotike.

NJOFTIM PER SHTYP I KOMPANISË SE SKANIMIT S2 ALBANIA

Programi i skanimit të ngarkesave të S2 Albania është mjeti më efektiv për të ndaluar dhe parandaluar trafikimin e kontrabandës përmes pikave portuale dhe atyre kufitare, duke u mbështetur në sisteme të avancuara me rreze X dhe personel shumë të trajnuar për të shqyrtuar imazhet e perftuara nga procesi I skanimit. S2 Albania është pjesë e kompanive të teknologjisë së sigurisë – OSI Systems, Inc., me seli në SHBA dhe iu shërben agjencive kryesore të zbatimit të ligjit dhe sigurisë kombëtare në të gjithë botën.

Sistemet dhe proceset e përdorura nga S2 Albania mbështeten jo vetëm në SHBA, por në një shumicë të madhe të shteteve anëtare të NATO-s. Ndërsa asnjë sistem parandalimi nuk është i përsosur, programi S2 Albania i shton një element të rëndësishme aftësive të zbatimit të ligjit dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Gjatë shtatë viteve të operimit tonë në Shqipëri, pjesa më e madhe e kapjeve të lëndëve narkotike në vend kanë qenë rezultat i punës së S2 Albania.

Jemi në dijeni të një incidenti të fundit në të cilin një kontenier mallrash u skanua dhe rezultoi pa probleme në pikën e kontrollit të S2 Albania në Durrës. Pak pas daljes nga pika e kontrollit të S2 Albania, kontenieri u gjet me lëndë narkotike të paligjshme. Ne kemi kryer një hetim paraprak të rrethanave, me konkluzionet e mëposhtme:

Kemi përcaktuar se imazhi i skanuar i kontenierit në fjalë nuk tregon praninë e  anomalive.

Ndonëse nuk mund të flasim për rrethanat pas largimit nga pika jonë e kontrollit, jemi të bindur se asnjë futje kontrabande në kontenier nuk ka ndodhur brenda perimetrit  tone te operimit.

Është ngritur një pyetje nëse imazhet e skanuara mund të manipulohen. Imazhet e  skanuara shfaqen brenda server (vieëer) në pronësi të S2 Albania, i cili nuk ka aftësinë  për ta edituar vetë imazhin. Imazhi i skanuar është imazhi i ruajtur.

Personeli i stacionuar në pikën e kontrollit gjatë ngjarjes në fjalë janë punonjës për një  kohë të gjatë, të cilët janë punësuar në përputhje me standardet më të larta dhe respektim të rreptë me ligjet vendore, si dhe janë pajisur me trajnimin dhe testimin më të avancuar. Analistët e imazheve që shqyrtuan kontenierin në fjalë janë shumë të aftë dhe kane dhene nje kontribut te rendesishem në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme te kontrabandës.

Si gjithmonë, ne jemi këtu për të mbështetur zbatimin e ligjit në çdo mënyrë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne do të vihemi në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje dhe  për të lehtësuar hetimin e mëtejshëm të këtij incidenti.

Jonathan Fleming

President – S2 Global



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Rama tregon këshillën që i dha Bashës: Distancohu nga Berisha dhe Meta, ku është

Rama tregon këshillën që i dha Bashës: Distancohu nga Berisha dhe Meta, ku është

Si u kap “UFO” te dyqani i berberit,ngjarjet që e bënë ekspert të arratisjeve nga burgjet

Si u kap “UFO” te dyqani i berberit,ngjarjet që e bënë ekspert të arratisjeve nga burgjet

Osmani: Serbia është burim i destabilizimit të Kosovës

Osmani: Serbia është burim i destabilizimit të Kosovës
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com