Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani: Serbia është burim i destabilizimit të Kosovës

2022/11/05 at 8:32 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani: Serbia është burim i destabilizimit të Kosovës

Udhëheqësit e Kosovës akuzuan të shtunën Serbinë se po përpiqet të destabilizojë Kosovën, pas vendimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës që të largohen nga institucionet qendrore e lokale.


Në një njoftim për shtyp, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të shtunën se largimi i tyre është akt kundër demokracisë dhe sundimit të rendit e ligjit.

“Ky veprim i nxitur nga Serbia, vërteton edhe njëherë atë që e kemi thënë shumë herë, se Serbia është burim i destabilizimit të Kosovës dhe rajonit për shkak të synimeve të saj territoriale dhe hegjemoniste”, tha Presidentja Osmani duke nënvizuar se zbatimi i rendit dhe ligjit nuk përbën kërcënim për asnjë qytetar të Kosovës, pa dallim përkatësie etnike.

“Por, vendosja e rendit dhe ligjit përbën rrezik për strukturat ilegale të dirigjuara nga Beogradi të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. Veprimi i sotëm i Serbisë, paraqet tërheqje të saj të njëanshme nga marrëveshjet e Brukselit për shuarjen e strukturave ilegale të saj në Kosovë”, tha ajo duke akuzuar Beogradin për lidhje të ngushta me Kremlinin.

Në një postim në rrjete sociale, Kryeministri Kurti përmendi takimet e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç me ambasadorin rus në Beograd, ndërsa akuzoi këtë të fundit se po bëhet, siç tha ai, vegël e Kremlinit.

“Është e qartë se për çfarë bëhet fjalë: presidenti i Serbisë ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët; ai shumë shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd”, tha Kryeministri Kurti.

Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të ruajnë qetësinë, paqen, sigurinë dhe të mos i brakstisin institucionet e Kosovës duke rënë pre e siç tha manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike.

“Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se deri tash autoritetet e rendit kanë lëshuar 843 paralajmërime ndaj serbëve të Kosovës lidhur me çështjen e afateve për konvertim të targave dhe se do të vazhdohet njësoj deri me 21 nëntor.

Partitë opozitare në Kosovë shprehën shqetësimin e tyre me situatën në veri, ndërsa i bënë thirrje Kryeministrit Albin Kurti, të reflektojë dhe të sqarojë se si do të garantohet ruajtja e rendit publik dhe sovranitetit të vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha në një reagim në rrjete sociale se zhvillimet e sotme në veri të vendit shënojnë një akt të paprecedent të cënimit të sovranitetit juridik e shtetëror të Republikës së Kosovës.

Ai tha se i takon qeverisë të sqarojë seriozitetin e kësaj situate, duke theksuar se rreziku i përshkallëzimit është i dukshëm.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këto zhvillime dhe në rrethana kur nuk ka një epilog të qartë rreth tyre është obligim i qeverisë që t’ua sqarojë qytetarëve se çka në të vërtetë është duke ndodhur atje”, tha ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se përkeqësimi i situatës në veri nuk është në të mirë të askujt përpos atyre që siç tha ndjekin agjendat ruse.

Duke ju bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës të përmbahen e të mos bien pre siç tha e politikave të gabuara, zoti Haradinaj theksoi se është momenti i fundit që Kryeministri Kurti të reflektoj.

“Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, tha zoti Haradinaj në një postim në rrjetet sociale.

Lidhja Demokratike e Kosovës në një njoftim për media ftoi institucionet e vendit për bashkërendim të ngushtë me aleatët amerikanë dhe evropianë.

“Në kohën e zhvillimeve të fundit në veri të vendit, Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bjen në grackat destabilizuese të Serbisë, por që synim ka integrimin e vazhdueshëm e të plotë të serbëve të Kosovës e që mjet të domosdoshëm ka koordinimin e ngushtë me aleatë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim ndërsa theksohet se mungesa e një bashkërendimi të tillë “i nxitë dhe shërben agjendat destabilizuese e provokuese në territorin e Kosovës”.

Diplomatët perëndimorë në vazhdimësi i kanë kërkuar Kosovës të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia për shkak të rrezikut për shtimin e tensioneve dhe krijimin e hapësirës për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./ VOA



Ju sugjerojmë

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

11 Korrik, 2025 3:26 pm
Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
Sport

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

11 Korrik, 2025 2:58 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

11 Korrik, 2025 2:44 pm
Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
Aktualitet

Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

11 Korrik, 2025 2:16 pm
Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…
Aktualitet

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

11 Korrik, 2025 2:05 pm
Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese
Aktualitet

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese

11 Korrik, 2025 1:59 pm
Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend
Aktualitet

Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend

11 Korrik, 2025 1:49 pm
Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër
Aktualitet

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër

11 Korrik, 2025 1:45 pm
Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”
Aktualitet

Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”

11 Korrik, 2025 1:37 pm
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar

11 Korrik, 2025 1:30 pm
Para
Ukraina përgatitet për luftë të përgjakshme në Kherson

Ukraina përgatitet për luftë të përgjakshme në Kherson

Berisha: Do ulim çmimin e energjisë në 7 lekë

Berisha: Do ulim çmimin e energjisë në 7 lekë

Meta: BE të jetë këmbëngulëse për Kosovën, qeveria jonë mbylli gojën

Meta: Më 12 nëntor t'i japim fund këtij regjimi, të shporret "Rilindja"
















TE FUNDIT

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
11 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë këtë të premte në një deklaratë për mediat, pas refuzimit të prokurores Elsa...

Lexo më shumë

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
11 Korrik, 2025

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 në muajin shtator. Federata Shqiptare e Futbollit...

Lexo më shumë

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
11 Korrik, 2025

Policia i ka sekuestruar pasuri me vlerë 875 000 euro një 32-vjeçari, të dënuar me burg për vrasje me paramendim...

Lexo më shumë

Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
11 Korrik, 2025

Policia ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja, për prostitucion. Uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com