Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

318 kuota për specializimet në Mjekësi, Manastirliu: Plotësojmë nevojat për mjekë

2022/03/31 at 1:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
318 kuota për specializimet në Mjekësi, Manastirliu: Plotësojmë nevojat për mjekë

Sot po zgjidhen degët e specializimeve në Mjekësi, përmes një procesi të hapur dhe transparent që po zhvillohet në Fakultetin e Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e përzgjedhjes së specializimeve, ku u shpreh se tashmë për të shtatin vit radhazi, kemi krijuar qëndrueshmëri në këtë proces, pas një periudhe 4-vjeçare të mungesës së hapjes së specializimeve.

“Kemi bërë një punë sistematike, në funksion të plotësimit të të gjitha atyre vakancave të krijuara nga mungesa e hapjes së specializimeve për një periudhë katër vjeçare. Tashmë në të shtatin vit, ne kemi krijuar jo vetëm qëndrueshmëri në këtë proces, por edhe një proces transparent, meritokratik, në funksion të përzgjedhjes së specializimeve por edhe të rritjes së numrit të kuotave të specializimeve. Në këto shtatë vite janë hapur më shumë se 1400 kuota specializimesh. Këtë vit hapim 318 kuota, ku 125 kuota janë për Ministrinë e Shëndetësisë, pra që do të plotësojnë -në momentin që do të përfundojë ky cikël specializimesh- nevojat në vend për specialitete të përcaktuara, duke filluar nga specialitetet e kardiologjisë, të anestezi-reanimacionit, imazherisë, sëmundjeve interne”, tha Manastirliu.

Duke folur për plotësimin e nevojave me mjekë specialistë, Manastirliu tha:

“Përfundojnë në këtë vit ciklin e parë të kontratave, specializantët e parë të punësuar, pas rihapjes së specializimeve. Çfarë po ndodh në fakt në këto momente dhe që është edhe një proces që vërtet na bëhet shumë qejfi, është që një pjesë e tyre po qëndrojnë në spitalet rajonale. Një pjesë tjetër të cilët kanë përfunduar kontratat dhe obligimin për të qëndruar në spitalet e rretheve, janë duke u sistemuar në gjithë shërbimin shëndetësor publik. Bashkë me Universitetin e Mjekësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, ne kemi vendosur që të rrisim dhe numrin e kuotave të pranimit për studentët në Mjekësi dhe kemi synimin që duke filluar nga ky vit, viti akademik 2022-2023, ne të shtojmë me 100 deri në 150 kuotat e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë”, tha Manastirliu.

Për mbështetjen e mjekëve, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të vijojë rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të infrastrukturës shëndetësore dhe më shumë autonomi, përmes ligjit të ri të spitaleve që pritet të miratohet së shpejti.

“Ne do të vijojmë rritjen e pagave. Politika e qeverisë do të vijojë të jetë në mbështetje të mjekëve, infermierëve përsa i përket rritjes konsekutive të pagave çdo vit. Ashtu sikurse bëmë në 2021 me 40% rritje pagash, duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti, do të rriten sërish 6% pagat për të gjithë personelin shëndetësor në vend. Ne jemi duke punuar në mënyrë që të kemi më shumë autonomi brenda spitaleve tona dhe së fundmi, ne kemi përfunduar ligjin përsa i përket shërbimit spitalor në Republikën e Shqipërisë që pritet të miratohet së shpejti”, tha Manastirliu.

Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Heroinë dhe kokainë/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës, përplas dhe makinën e policisë

31 Janar, 2026 10:39 am
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
Bota

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk

31 Janar, 2026 10:35 am
Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura
Bota

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura

31 Janar, 2026 9:54 am
Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
Bota

Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

31 Janar, 2026 9:52 am
Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, 3 të pranga, 4 të proceduar
Kronikë

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, 3 të pranga, 4 të proceduar

31 Janar, 2026 9:31 am
“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë
Aktualitet

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë dhe amerikanë, interes për Shqipërinë

31 Janar, 2026 9:11 am
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne

31 Janar, 2026 8:43 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:41 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:40 am
Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Para
Motra telefonoi policinë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në familje

Sekuestrohet pasuria me vlerë 2 mln Euro e 34-vjeçarit me tre emra

Caktohet data dhe axhenda, kur do mblidhet asambleja e PS

Caktohet data dhe axhenda, kur do mblidhet asambleja e PS

Balluku-opozitës: Bëni propogandë sa të doni, kriza sot është globale

Balluku-opozitës: Bëni propogandë sa të doni, kriza sot është globale

TE FUNDIT

Heroinë dhe kokainë/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës, përplas dhe makinën e policisë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
31 Janar, 2026

Një 45-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Durrës, pasi është përfshirë në shitje drogash të forta si kokainë, heroinë,...

Lexo më shumë

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
31 Janar, 2026

Elon Musk ka reaguar pas publikimit të një email-i të vitit 2013 drejtuar Jeffrey Epstein, duke deklaruar se kontaktet e...

Lexo më shumë

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura
31 Janar, 2026

Emri i Donald Trump shfaqet më shumë se 3,200 herë në 3 milionë faqet mbi çështjen Epstein të publikuara nga Departamenti  Amerikan...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

Dosja “Epstein”/ Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme
31 Janar, 2026

Një valë e re reagimesh janë shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë faqeve të reja nga dosja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com