Aktualitet

Balluku-opozitës: Bëni propogandë sa të doni, kriza sot është globale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 31/03/22 |
Opi Nion

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e saj në seancën plenare të sotme  i është përgjigjur opozitës duke thënë se pavarësisht propagandës së tyre, kjo krizë është globale, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Ndër të tjera Balluku ka thënë se qeveria ka vendosur të mbrojë të gjithë qytetarët nga ekspozimi i çmimeve të larta përmes paketës së rezistencës sociale.

“Ju mund të bëni propagandë sa të doni, por kriza sot është krizë globale e nxitur nga lufta mes dy vendeve, që mund të jenë larg nesh, por ky është globalizimi. Pjesa më e prekur e kësaj lufte është energjia. Askush nuk e di se kur do të përfundojë. Qeveria ka vendosur të mbrojë të gjithë qytetarët nga ekspozimi i çmimeve të larta përmes paketës së rezistencës sociale. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës janë ndikuar nga tregjet ndërkombëtare. Çmimi është një situatë që po rëndon mbi çdo familje, pro tregu po përballet edhe me mungesën e produkteve. Në vend që të bënim analiza konstruktive, të gjenim një mënyrë si të bashkëpunonim, jemi këtu duke pritur akuzat tuaja. Ndërkohë që ju mundoheni ta nxini këtë vend, unë them që ky vend ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, tha Balluku.

Pas