Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30 Qershori, BBC godet Edi Ramën

2019/06/30 at 8:19 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
30 Qershori, BBC godet Edi Ramën

Votimet e 30 Qershorit për zgjedhjet vendore  në Shqipëri kanë qenë në  fokusin  e mediave të huaja.  Prestigjiozja BBC i ka dedikuar një shkrim ditën e sotme ku tregon në mënyrë kronologjike se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre muajve në Shqipëri  sa i përket situatës politike dhe përse opozita ka bojkotuar zgjedhjet e 30 Qershorit.

Shkrimi i BBC

Shqipëria është duke zhvilluar zgjedhje si asnjëherë më parë që nga koha e komunizmit. Kryeministri Edi Rama ka bërë fushatë për zgjedhjet vendore të së dielës, ndonëse kandidatët e tij përballen me thuajse asnjë kandidat opozitar në kutitë e votimeve.

Opozita e vendit  është duke i bojkotuar zgjedhjet, por i ka kërkuar militantëve të saj të qëndrojnë të qetë. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur një dekret për të shtyrë datën e zgjedhjeve, por Kryeministri Rama e ka refuzuar dhe ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Për  muaj të tërë opozita ka vijuar me protestat duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit si dhe zgjedhje të përgjithshme. Ata akuzojnë Ramën për korrupsion dhe vjedhje votash në zgjedhjet e mëparshme, akuza të cilat ai i mohon.

Votimi po vijon, kështu siç e quajnë kritikët, pasi sipas tyre nuk ka zgjedhje pa konkurrencë. Disa kryetar bashkie të opozitës kanë përdorur pushtetin e tyre për të ndaluar përdorimin e ndërtesave publike si shkolla apo rajone policie.

Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë dhe në disa raste kanë djegur materialet zgjedhore. Lulzim Basha, lideri i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Partinë Demokratike ka qenë nën presionin e ndërkombëtareve për të frenuar militantët.

Në prag të votimeve ai u kërkoi ndjekëse të tij të distancohen nga dhuna. Rama ka qenë duke tallur atë, Presidentin dhe bashkëshorten e tij, e cila tani drejton një parti opozitare, pa mëshirë.

Çfarë e shkaktoi këtë konfrontim:

Rama, i cili është në pushtet që në vitin 2013, fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Më herët gjatë këtij viti opozita ka thënë se votat janë blerë.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar disa biseda telefonike të përgjuara që sipas opozitës vërtetojnë akuzat e tyre. Rama e ka paditur gazetarin e “Bild” në një gjykatë gjermane.

Çdo rezultat që nga zgjedhjet e vitit 1991, që u zhvilluan një vit pas rënies së komunizmit janë kontestuar në Shqipëri.

Këtë herë, opozita në Shqipëri ka ndërmarrë hapin e paprecendentë për të djegur mandatet e deputetëve.

Taktika e tyre duket e dëmtuar. Ata kanë shpresuar të prishnin punën e Parlamentit në mënyrë që të detyronin qeverinë të tërhiqej.

Ka ndonjë shpresë për pajtim?

Nuk ka gjasa. Tradicionalisht fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri kanë përdorur metodën  “fituesi i merr të gjitha” dhe opozita është parë shpesh nëpër rrugë duke protestuar. Diplomatët  perëndimore kanë qenë të zënë për të ndërmjetësuar që votimi i të dielës të vijojë pa dhunë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka vendosur vëzhgues të zgjedhjeve. Raporti i tyre fillestar nënvizon sfidat me të cilat po ballafaqohen.

Krerët e Bashkimit Evropian po vlerësojnë nëse do të fillojnë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, gjithashtu një vend aleat i NATO-s./Opinion.al/

Etiketa: bbczgjedhje

Ju sugjerojmë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

14 Shtator, 2025 10:23 pm
Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Para
Video lajm/ Si në kohën e komunizmit, protestë e pazakontë në Tiranë

Video lajm/ Si në kohën e komunizmit, protestë e pazakontë në Tiranë

Në Shkodër, digjet qendra e votimit

Në Shkodër, digjet qendra e votimit

Video/ Votimet, si e nis ditën Kryeministri Rama

Video/ Votimet, si e nis ditën Kryeministri Rama

TE FUNDIT

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
14 Shtator, 2025

Të paktën 19 dronë që Rusia dërgoi në hapësirën ajrore polake javën e kaluar në thelb “bartnin” mesazhin e Vladimir...

Lexo më shumë

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
14 Shtator, 2025

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në...

Lexo më shumë

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com