Këtë të hënë do të zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore 2023.
30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të lëndëve me zgjedhje, i cili është caktuar në nisë në orën 10 dhe do zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Ditën e djeshme kanë dalë dhe rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta, janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.
Provimi i parë i Anglishtes u zhvillua më 1 qershor, i dyti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, i Matematikës u zhvillua më datë 13 qershor.
Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).
Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë.