Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Itali, ku kanë humbur jetën tre persona, mes tyre dhe një shqiptar.
Mësohet se shofer i mjetit që u aksidentua ishte Eduard Ndoj. Viktimat e dytë është Martina Pagni, 46 vjeç, jetonte në Legnaro. Nënë e dy fëmijëve e cila ishte e ndarë nga bashkëshorti. Viktima e tretë është Diego Rampoza partneri aktuar i Martinës.
Ata ishin në makinë së bashku përgjatë rrugës Piovese midis Legnaro dhe Sant’Angelo di Piove ku humbën jetën në një përplasje që shkatërroi makinën me të cilën po udhëtonin./Opinion.al