Policia e Tiranës ka nisur hetimet dhe është në kërkim të tre personave, pasi dyshohet se kanë bërë gati 2 mln lekë blerje duke përdorur karta krediti të klonuara.
Hetimet kanë nisur pasi një bankë e nivelit të dytë në Tiranë ka bërë një kallëzim penal në Polici për dëmin prej 2 milionë lekësh të vjetra. Po kështu, Policia thotë se blerjet me karta të klonuara kanë ndodhur më 18 dhe 20 qershor. Policia ka nisur hetimet, por ende nuk ka identifikuar autorët.