Grabitja e 3,8 milionë eurove para pak ditësh mendohet se është bërë në bashkëpunim me rojet private. E këtij mendimi është prokuroria e cila ka nisur të dyshojë te rojet pasi u zbardh dinamika e ngjarjes.
Një tjetër detaj që është zbardhur është edhe prezenca e rojeve me precedentë penalë. Mësohet se në grabitjen e famshme të shkurtit të kaluar pranë Stacionit të trenit, një prej rojeve ishte me precedentë penalë.