Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

29 persona ende në spital, vazhdon shembja e banesave të shkatërruara

2019/12/02 at 10:03 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
29 persona ende në spital, vazhdon shembja e banesave të shkatërruara

Zyra Qendrore e Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore nga operacionet në terren të strukturave shtetërore është shprehur përmes një njoftimi se grupet e punës po punojnë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.


Sipas të dhënave, aktualisht po marrin ndihëm mjekësore në spital 29 persona, ndërsa disa prej tyre janë dërguar për kurim të specializuar në Italisë.

Njoftimi për mediat:

Sot është dita e gjashtë pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, i cili solli tragjedinë e humbjes së jetës për 51 bashkëqytetarët tanë, dhe shkaktoi të lënduar dhe dëme të mëdha në shumë banesa në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë, Lezhë.

Kjo komunikatë e përditshme për media ofron informacion mbi punën e institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, pa pasur pretendimin që kjo pasqyrë të jetë shteruese, duke qenë se veprimet e ndërmarra janë në proces, dhe ecin përpara me shpejtësi.

Gjatë ditës së sotme:

U miratuan nga Këshilli i Ministrave paketat e ndihmës për familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që përfshijnë strehimin e menjëhershëm të familjarëve, pensione speciale, si dhe mbulimin e shpenzimeve për ceremonitë mortore;§

Janë kontaktuar familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit për të diskutuar me ta hapat konkretë për strehimin e tyre të menjëhershëm dhe fillimin e procedurave për marrjen e pensioneve speciale;§

Vazhduan të funksionojnë Shtabet e Emergjencës;§

në Tiranë, Durrës dhe Lezhë, të cilat menaxhojnë të gjitha aspektet e punës për adresimin e pasojave afatshkurtra dhe afatmesme të tërmetit;§

Vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim;§

Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633;§

U liruan katër palestra në Durrës, pas verifikimeve të bëra me Njësitë Administrative. Banorët që janë bërë të pastrehë nga tërmeti u sistemuan në strukturat hoteliere.§

Në Tiranë pesë Qendrat Sociale vazhduan të ofrojnë strehim dhe ushqim për banorët e pastrehë për shkak të termetit.

Vazhdoi gjatë ditës së sotme shpërndarja e ushqimeve, veshjeve, barnave, produkte higjenike, për të gjithë qytetarët e akomoduar në hotele dhe për ata që kanë zgjedhur të qendrojnë në çadra pranë shtëpive të tyre, kryesisht në zonat rurale.§

Kjo përfshin bashkërendimin e ndihmave të ofruara nga shumë bashkëqytetarë, biznese, organizata jofitimprurëse vendase dhe të huaja (Itali, Greqi, Zvicër, etj.), vëllezër dhe motra nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga disapora;

Në hotelet k§u janë strehuar qytetarë, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, vazhdoi të ofrohet shërbim mjekësor dhe ndihmë psiko-sociale pa ndërprerje, u përgatitën listat e fëmijëve dhe vazhduan përgatitjet për transportin e tyre për në shkolla dhe të prindërve për në vendet e tyre të punës;

Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj, të organizuar në 11 grupe, mbështetur edhe nga Mekanizmi i Përbashkët i Emergjencave Civile të Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara, vazhdoi vlerësimin teknik të ndërtesave duke e çuar në 400 numrin e objekteve të vlerësuara;§

Vazhdoi shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, në qarkun Durrës janë prishur 12 banesa të shkatërruara dhe 5 të tilla në bashkinë Krujë.§/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Para
Dëmet nga tërmeti/ Soreca: BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar

Dëmet nga tërmeti/ Soreca: BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar

Tërmeti/ Kreu i Emergjencave të BE: Sot zbresin në terren 50 inxhinierë

Tërmeti/ Kreu i Emergjencave të BE: Sot zbresin në terren 50 inxhinierë

Tërmeti/ Ministria e Mbrojtjes: Nga e 26 nëntori deri sot, 1376 pasgoditje

Tërmeti/ Ministria e Mbrojtjes: Nga e 26 nëntori deri sot, 1376 pasgoditje
















TE FUNDIT

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
14 Korrik, 2026

“Është një super e martë për zgjerimin”, tha Marta Kos duke vlerësuar punën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Kos...

Lexo më shumë

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
14 Korrik, 2026

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë, si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja, për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}