Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

25 vjet PS/ Rama: Nuk mund t’i kënaqesh dot të gjithë

2016/07/12 at 8:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
25 vjet PS/ Rama: Nuk mund t’i kënaqesh dot të gjithë

Në ceremoninë e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, kreu i saj Edi Rama ka folur për “gabime” dhe “mësime”. Rama e fokusoi fjalimin e tij tek të zhgënjyerit, ata brenda PS dhe ata në radhët e votuesve të saj.

“Rruga e ndryshimit i ndan, i turbullon njerëzit. Kam mësuar se Kryeministër nuk të bën karrigia, dhe nuk mjafton që të japësh urdhra dhe gjërat të bëhen. Këtë nuk ua mëson dot lehtë, në mos nuk ua mëson dot fare të tjerëve”, tha Rama.

Kreu i PS-së u tregu i vetëdijshëm për ekzistencën e të zhgënjyerve si brenda PS-së ashtu edhe te votuesit e saj. Por ndryshe nga ata brenda partisë, Rama tha se qytetarët e thjeshtë janë më të duruar.

“Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë gjatë gjithë kohës, aq më të tepër që ka disa njerëz që nuk mund ti kënaqësh kurrë. Gabimet tona nuk janë të qëllimshme. Njerëzit e zakonshëm tregojnë durim. Ka ende shumë për të bërë, nuk jemi të përsosur kemi bërë gabimet tona”, u shpreh Kryeministri.

Pavarësisht të “zhgënjyerve”, Rama tha se PS po rritet “me ndihmën e kundërshtarëve tanë”, duke shtuar se, “nuk e di nëse kam mësuar sa duhet dhe si duhet”.

Gramoz Ruci dhe Ndre Legisi, gjate ceremonise se 25 vjetorit te Partise Socialiste, organizuar prane selise te kesaj partie./r/n/r/nGramoz Ruci and Ndre Legisi, during the 25th anniversary ceremony of the Socialist Party

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se: “PS është një shkollë e ngritur mbi parimin se askush nuk mund të ketë të drejtë për çdo gjë dhe gjithmonë. Këtu kam mësuar se pavarësisht se kush je, i vetëm mund të arrish shumë pak dhe jo gjithmonë ajo që mund të arrish është një mundësi e përbashkët”.

Ceremonia festive u zhvillua në lulishten pas selisë së PS-së dhe nisi rreth orës 19:00. Kryeministri Rama mbërriti në festën e PS rreth orës 19:15. Po kështu, në festë është i pranishëm edhe Tritan Shehu nga PD-ja.

Po kështu, në festë do të shfaqet një dokumentar disaminutësh, ku do të tregohet përmes pamjeve filmike historia 25-vjeçare e kësaj partie që nga 12 qershori i 1991-shit, kur kongresi i saj zgjodhi Fatos Nanon kryetar e deri në ditët e sotme, kur socialistët qeverisin vendin.

Nuk  mungojnë në këtë dokumentar momentet më pikante të përballjes së tyre me pushtetin e Partisë Demokratike, kur Sali Berisha ka qenë një herë President e më pas Kryeministër.

Festa organizohet  në formën e një kokteji dhe në të janë ftuar anëtarët e Kryesisë, Sekretariatit, Asamblesë, deputetë të PS-së dhe kryetarët e bashkive të mëdha në këto 25 vite.

Ftesa i ka shkuar edhe kryetarit të parë të kësaj partie, Fatos Nanos, por nuk ka patur konfirmim nëse do të vijë./Panorama

Ju sugjerojmë

Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet
Bota

Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet

16 Qershor, 2025 11:23 am
Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën
Aktualitet

Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën

16 Qershor, 2025 11:18 am
Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta
Aktualitet

Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta

16 Qershor, 2025 11:03 am
Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen
Bota

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen

16 Qershor, 2025 10:50 am
Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit
Aktualitet

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit

16 Qershor, 2025 10:46 am
Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë
Aktualitet

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë

16 Qershor, 2025 10:44 am
Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
Rajoni

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit për arritjen e normalizimit të raporteve

16 Qershor, 2025 10:31 am
Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
Aktualitet

Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

16 Qershor, 2025 10:23 am
Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK
Aktualitet

Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK

16 Qershor, 2025 10:15 am
Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv
Bota

Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv

16 Qershor, 2025 10:11 am
Para
Tregtari kallëzon Emiljano Shullazin: I vuri eksploziv pronave të mia

Gjykata refuzon kërkesën e Emiljano Shullazit për t’u liruar nga burgu

Foto/ Këto plazhe të virgjëra janë në Shqipëri, jo në Maldive

Foto/ Këto plazhe të virgjëra janë në Shqipëri, jo në Maldive

Video/ 5 muaj pa rroga, vajza e Call Center: S’pyes edhe po të vijë Rama

Video/ 5 muaj pa rroga, vajza e Call Center: S'pyes edhe po të vijë Rama

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet

Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet
16 Qershor, 2025

Qindra banorë kanë nisur të largohen nga Teherani dhe të shkojnë drejt fshatit, ndërsa sulmet izraelite në kryeqytetin iranian u...

Lexo më shumë

Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën

Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën
16 Qershor, 2025

"Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” janë kthyer në pak kohë në dy xhevahire turistike për Tiranën." Kështu shkruan në postimin e tij...

Lexo më shumë

Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta

Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta
16 Qershor, 2025

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka inspektuar sot hapësirat publike të plazheve në Shëngjin, së bashku me kryetarin...

Lexo më shumë

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen
16 Qershor, 2025

Pas sulmeve të Izraelit në Iran, zbulohet ku fshihet udhëheqësi suprem Ali Khamenei bashkë me familjen! Ajatollahu Ali Khamenei, udhëheqësi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com