Rreth 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një lokali nate në Veracrus të Meksikës, ndërkohë që 11 të tjerë janë të plagosur rëndë.
Sipas policisë vendase mendohet se zjarri është vendosur në mënyrë të qëllimshme nga anëtarët e një bande kriminale.
Dëshmitarët në lokal u shprehën se anëtarët e bandës përpara se të vinin zjarrin kishin bllokuar daljet. Në lokal kishte një arsenal armësh zjarri dhe gjithashtu mësohet se u hodhën shumë bomba molotov.
Veracruzi konsiderohet si një nga rajonet më të dhunshme në Meksikë sa i përket përleshjeve mes bandave kriminale dhe shkaku kryesor është prishja e pazareve të drogës./Opinion.al/