Bota

24 vite nga masakra e Srebrenicës


               Publikuar në : 16:24 - 11/07/19 |
el ida

Bosnje Hercegovina shënon sot 24 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, e cilësuar si më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës të drejtuara nga gjenerali serb, Ratko Mladiç vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, zonë e shpallur asokohe “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

24 vite më pas  ende vazhdon puna për të gjetur dhe identifikuar viktimat, proces ky i vështirë, pasi trupat janë copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre. Në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë sot varrosen 33 viktima, të gjetura në disa varre masive gjatë vitit të fundit.

Dy ish udhëheqësit e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç, janë dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe mizoritë në luftën e Bosnjës, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur./Opinion.al

 

 

 

Pas