Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve me COVID-19. Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj bëjnë me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën nga COVID 24 qytetarë
Po gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 3,270 raste të reja me COVID. Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka shkuar në 535.237, ndërsa numri i viktimave është 13,206.
Referuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 124 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 2,336 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 236, mosha mesatare të cilëve është 65 vjeç./ Opinion.al