Aktualitet

Rritja e rasteve me COVID, Manastirliu-qytetarëve: Vaksinohuni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 14/08/21 |
Opi Nion

Shqipëria ka shënuar rritje të numrit të qytetarëve të infektuar me COVID-19. Lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinën anti-COVID.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja thotë se vetëm duke u vaksinuar mund të mbrojmë jetët tona dhe të afërmve.

Manastirliu thotë se mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan dy viktima nga COVID-19 në Vlorë, ndërsa u shënuan dhe 410 raste të reja nga 5,252 teste të kryera. / Opinion.al

Pas