Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“2025, fitorja e radhës”, Veliaj në Kavajë: Opozita të merret me llafe, shpifje dhe gënjeshtra

2024/04/16 at 8:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“2025, fitorja e radhës”, Veliaj në Kavajë: Opozita të merret me llafe, shpifje dhe gënjeshtra

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me strukturat e PS në Kavajë.


Gjatë fjalës së tij, Veliaj shprehur bindjen se në zgjedhjet e vitit 2025, Kavaja do të fitohet nga socialistët, ndryshe nga zgjedhjet lokale kur qytetarët e këtij qyteti ia besuan votën demokratëve.

Veliaj nuk la jashtë fokusit të fjalimit të tij edhe akuzat e opozitës, e cila prej dy javësh proteston para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e tij pas arrestimeve të ish-zyrtarëve në kuadër të çështjes “5D”.

Sipas tij, sulmet e opozitës janë të planifikuara nga ata që s’dinë të bëjnë një punë të mirë dhe sulmojnë PS sepse e kanë të pamundur t’i fitojnë zgjedhjet. Veliaj tha se ata e kanë të ndarë mendjen që të merren vetëm me llafe, sherre, shpifje e gënjeshtra.

“Ne i kemi provuar të dyja: edhe shijen e thartë të humbjes me pak vota, por edhe shijen e ëmbël të fitores masive. Duke qenë se i kemi provuar të dyja përvojat, dimë ekzaktësisht si të korrigjohemi, si të kërkojmë ndjesë aty ku mund të kemi bërë një gabim. Faj s’kemi bërë, por gabime të vogla! Mund të kemi nënvlerësuar dikë, duhet të respektonim të tjerë duke e mbajtur shtëpinë hapur, që të jenë pjesë fuqizuese e familjes sonë. I kemi nxjerrë të gjitha këto mësime. Unë besoj fort se në Qarkun e Tiranës, që është edhe qarku më i madh dhe që prodhon numrin më të madh të mandateve – nuk e di sa do jenë fiks, 38-39-40 – por, është e rëndësishme të fitojmë kudo. Jo të fitojmë 4-1, por 5-0, siç na ka hije, siç i ka hije qarkut tonë, që është qarku që prodhon numrin më të madh të deputetëve. Nuk ka njeri dyshim që, edhe ky sulm “non stop”, që bëhet ndaj Tiranës, ndaj partisë sonë, ndaj lidershipit tonë, bëhet me plan. Sepse e dinë që Qarku i Tiranës do të ketë edhe grupin, edhe prodhimin më të madh të mandateve në Parlament. Nuk bëhet fjalë për sherre personale. Asnjë prej nesh nuk është naiv. Bëhet fjalë për një sulm “non stop”, për të sulmuar të gjitha figurat kryesore të PS-së, sepse është e pamundur që ata të fitojnë. Ndërkohë, teksa ata e kanë ndarë mendjen të merren me llafe, me sherre, me shpifje, me gënjeshtra – le të vazhdojnë punën e tyre – ne merremi me fitoren, me organizimin e njerëzve, me mobilizimin, me projekte konkrete, ne kemi një kryetar si Edi Rama, që është padyshim kryeministri më i mirë që kemi pasur, që nga koha e Pavarësisë, dhe një Parti Socialiste që ka thyer rekord me tre mandate dhe që do ta thyejë bindshëm rekordin me katër mandate. Ne kemi punën tonë dhe jemi fokusuar te finishi, ata le të vazhdojnë të merren me llafe. Përgatituni që kush do të angazhohet me politikë, do i dëgjojë edhe ca nga këto llafet. Unë tashmë jam mësuar, por për disa që janë të rinj, do dëgjoni lloj-lloj çudirash. Por si një sportist i mirë, kur dikush flet nga shkallët, nuk e lëmë ndeshjen për t’u marrë me atë te shkalla, por rri në fushë derisa të bëjë golin, e të fitojë siç i ka hije Tiranës sonë dhe gjithë qarkut tonë, 5-0”, u shpreh Veliaj.



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Asambleja KiE votoi pro anëtarësimit të Kosovës, Kurti dhe Osmani: Arritje për demokracinë

Asambleja KiE votoi pro anëtarësimit të Kosovës, Kurti dhe Osmani: Arritje për demokracinë

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, reagon ministri i Jashtëm Hasani: Moment historik!

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, reagon ministri i Jashtëm Hasani: Moment historik!

111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim

Asambleja e KiE i dha dritën jeshile Kosovës: Tashmë pritet hapi final në maj
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}